Sadrijaj drejt Wehenit

Bajram Sadrijaj mund të transferohet tek aWehen Wiesbaden-SV, gjatë afatit kalimtar të verës. Klubi nga Bundeliga 3 (liga e tretë gjermane) qysh para disa muajsh e kishte kërkuar sulmuesin e Borussia Dortmund, ndërsa me gjasë, palët mund ta fillojnë bashkëpunimin gjatë verës.
23 vjeçari duket se i ka lënë prapa krahëve lëndimet që nuk e lanë të luajë për një kohë të gjatë me ekipin nga Bundesliga 1 gjermane. “Ai nuk do të duhej të kishte më probleme”, ka konfirmuar këshilltari i tij për Transfermarkt.de.
Sadrijaj kishte kaluar në ekipin e parë të Dortmund nga ai i dytë, në vitin 2008. Nga ajo periudhë, ai ka zhvilluar tri ndeshje zyrtare me klubin verdh e zi. Më parë, Sadrijaj, i lindur në Augsburg të Gjermanisë, ishte pjesë e ekipit TSG Thannhausen, ku kishte luajtur tri sezone.