Deda: Qeveria nuk mund te hyje vetem, ne bisedimet politike Arton Konushevci
"Qeveria nuk mund dhe nuk duhet te hyje vetem ne keto bisedime, sepse eshte e dobet dhe kjo dobesi shihet ne afinitetin e saj, qe te beje kompromise jo te mira per Kosoven, sic ishte rasti i fusnotes "12 44", - thote ne intervisten per radion "Europa e Lire", Ilir Deda, drejtor ekzekutiv ne Institutin Kosovar per Kerkime dhe Zhvillime te Politikave, KIPRED.
Tashme, qeveria e Kosoves ka shprehur gatishmerine qe te hyje ne bisedime politike me Serbine, ne cilesine e dy shteteve. Si i parashikoni ju ato bisedime, dhe cka mund te arrihet?
Po, keto bisedime i kane dy qellime, sipas agjendes se bashkesise nderkombetare. Nje eshte normalizimi i marredhenieve Kosove-Serbi, dhe e dyta eshte nje status i avancuar i veriut. Mendoj se ne keto bisedime, kjo qeveri nuk mund te hyje vetem, nuk duhet te hyje e vetme, sepse eshte jashtezakonisht e dobet dhe kjo dobesi shihet ne afinitetin e saj qe te beje kompromise jo te mira per Kosoven, sic ishte rasti i fusnotes "12 44" ne fusnote. Dy, ju e shihni se sa e lehte eshte bere nga bartesit institucionale, qe te nderrohen qendrimet politike prej refuzimit te pasjes se dialogut politik me Serbine, dhe tani e shohim ofensiven e tyre mediatike, qe te tregojne se kjo eshte nje gje e mire. Do te thote se qeveria eshte joserioze, dhe per dialog politik me Serbine duhet te kete nje seriozitet shume me te madh, dhe nje konsensus sa me te gjere te shoqerise dhe te forcave politike ne Kosove. Keshtu qe, Kosova duhet te mendoje se cfare duhet bere. Eshte jashtezakonisht deshperuese te shihet se nuk ka pjekuri politike te partite politike ne Kosove, qe te ulen dhe te bisedojne se ku po shkon Kosova, cilat jane keto procese perpara, dhe cka te behet ne keto procese, por pritet qe te na unifikoje faktori nderkombetar. Kjo nuk eshte nje pjekuri politike e nje shteti europian.
Ne analizat e KIPRED-it, eshte thene se problemi i veriut do te zgjidhet ne dialogun politik mes Kosoves dhe Serbise, nepermjet nje pakoje "Ahtisari Plus". Cka nenkupton "Ahtisari Plus"?
Ketu eshte nje interpretim liberal i Pakos se Ahtisarit, por cka do qe te nenkuptoje ajo, nuk duhet te ndodhe. Nuk mund te kete asimetri te te drejtave te serbeve ne Kosove. Serbet ne veri, te cilet jane pakica e serbeve te Kosoves, nuk mund te kene me shume te drejta se dy te tretat e serbeve qe jetojne poshte lumit Iber, e per me teper, nuk mund te vije deri te krijimi i nje vecantie te veriut ne sistemin kushtetues te Kosoves dhe institucional. E vetmja gje qe eshte e vecante ne veri, eshte se atje ndodhen strukturat paralele te sigurise se Serbise, dhe nuk ekziston vullneti i bashkesise nderkombetare qe ta ndihmoje Prishtinen, qe ta integroje veriun. Po ne te njejten kohe, nuk ekziston ky vullnet as ne qeverine e Kosoves, e cila e ka humbur iniciativen nga viti i kaluar. Keshtu qe, me te vertete ndodhemi para nje situate serioze, dhe duhet nje qasje shume me serioze sesa kjo qe kemi. Kjo do te thote, qe ne duhet te dalim me platformen tone, si e shohim ne si Kosove normalizimin e marredhenieve me Serbine, cka nenkupton kjo per Kosoven dhe ne te njejten kohe, t'u thuhet shume qarte partnereve nderkombetare, ne radhe te pare, se nuk do te bisedohet me Serbine ne asnje menyre per veriun, se si do te integrohet veriu. Ajo qe duhet bere, eshte qe NATO te bisedoje me Beogradin per terheqjen e forcave paralele te sigurise se Serbise nga veriu, dhe qe Policia e Kosoves, e perbere nga pjesetaret serbe, te marre kompetencat e tyre ne sundimin e rendit dhe ligjit ne ate pjese te veriut. Ne te njejten kohe, duhet te hyjme ne dialog me perfaqesues politike serbe te veriut te Kosoves, per nje proces i cili do te shpie ne demokratizimin e veriut, do te thote ne mbajtjen e zgjedhjeve te lira. Do te shpie ne funksionalizimin e gjykatave e te policise ne veri, qe do te thote sundim i ligjit. Dhe tre, duhet te jete nje pako ekonomike, e cila ne cfaredo menyre, duhet ta perfshije edhe Mitrovicen e jugut.
Pse mendoni qe bashkesia nderkombetare dhe qeveria e Kosoves, nuk kane interes per zgjidhjen e ceshtjes se problemit te veriut?
Bashkesia nderkombetare eshte lodhur nga Ballkani, e ata e shohin ceshtjen e vetme te pazgjidhur, raportet Kosove-Serbi, dhe duan sa me shpejt qe ta zgjidhin kete raport duke e cuar kete qe po e quajme te gjithe, normalizimin e raporteve, dhe ne pragmatizmin e bashkesise nderkombetare. Ata mendojne, se me nje status te posacem do te mbyllin ceshtjet e hapura. E perkundrazi, nese do te kete nje status te posacem te veriut, ai ne nje afat tre deri ne pese vjecar, do te shpie ne destabilizim te rajonit.
Permendet normalizimin e raporteve Kosove-Serbi, nderkohe qe ne skenen politike ne Kosove, vazhdon te diskutohet ideja per nenshkrimin e nje traktati paqeje ndermjet Kosoves dhe Serbise. Sipas jush, a mund te ndodhe dicka e tille?
Mund te ndodhe, por nuk shihet se Beogradi eshte i gatshem ta beje nje gje te tille, ne kete moment.
Si e shikoni Kosoven, pas perfundimit te pavaresise se mbikeqyrur?
Festa, e cila do te organizohet ne Prishtine ne shtator, nuk do t'i permende ceshtjet kyce te shtetit te ri, e kjo eshte se Kosova, pas permbylljes se pavaresise, do te jete e percare perbrenda, do te thote se nuk ka kontroll ne veri, nuk do te kete legjitimitet te plote nderkombetar, pasi ne, per me shume se gjysmen e shteteve ne bote, nuk jemi shtet i pavarur. Ne te njejten kohe, kemi problem me funksionimin themelor te demokracise ne Kosove. Kemi probleme shume te medha, sa i perket kontrollit nder-institucional dhe kemi probleme te tjera, e ato do te jene nje lloj mbikeqyrjeje tjeter nderkombetare ne institucionet kyce te shtetit, e cila nuk eshte arsyetuar ne asnje moment, se pse po ndodh. Keshtu qe, fatkeqesisht, kjo do te jete nje farse e madhe, nje pluhur syve popullit tone dhe opinionit publik. Ndersa, problemet e medha, te cilat do te mbesin te pazgjidhura, bashkesia nderkombetare do te na shtyje qe t'i zgjidhim me dialog me Serbine, sepse tashme, fatkeqesisht, gati pese vjet pas shpalljes se pavaresise, ne jemi kthyer aty ku kemi qene para pese vjeteve. Duhet qe, per legjitimitet nderkombetar te kemi bekimin e Beogradit, dhe per integrim te veriut te njejten gje. Ky eshte nje deshtim jashtezakonisht i madh, edhe i Kosoves, i te gjitha partive ne Kosove, edhe i partnereve nderkombetare.
Ju keni permendur se fundmi, mundesine e ndertimit te nje perberjeje te re te koalicionit qeverises, nje qeveri sic eshte thene, e UCK-se. A mund te na thoni dicka me shume per kete?
Une kam treguar ate qe eshte ne plan, qe nje qeveri me forte do te ishte ajo, e cila do te mund te hynte ne proces te dialogut politik me Serbine, ndermjet Partise Demokratike te Kosoves dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Te tjeret e quajne ate UCK-Qeveri, por ne te njejten kohe mendoj se duhet te kete shume me shume pjekuri te cdo parti politike ne Kosove, dhe cdo lider politik ta kuptoje seriozitetin e situates. Kosova duhet ta gjeje zerin e vet ne keto plane qe po behen per ne, dhe ate ze ta unifikoje aq sa mundet, t'ia shprehe BE-se, SHBA-se, dhe te dale para tyre si pale e trete. Do te thote, nuk mund te negocioje bashkesia nderkombetare me Serbine, me Kosoven ne te njejten kohe, po nese jane tri pale te cilat negociojne, duhet te jene tri pozita te ndryshme. Sa i takon koalicionit, mund te ndodhe ose mund te shkohet ne zgjedhje te shpejta, po nje gje qe eshte e qarte, eshte se perberja aktuale e qeverise, apo qeveria aktuale, eshte jashtezakonisht e dobet qe te hyje ne procese serioze politike.