E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb Albpetroli, Gramozi dominon

Kategoria e Dytë java e 13-te solli dy rezultate të mëdha: në Grupin e Jugut, Gramozi fitoi 5-2 me Memaliaj. Albpetroli humbi 2-0 ne transfertën me Velecikun në Grupin e Veriut.
GRUPI I VERIUT
Në Grupin e Veriut, Veleciku i Cakut bëri edhe surprizën e madhe duke mundur Albpetrolin 2-0, me dy gola të shënuar në minutat e fundit: Pepaj 85' dhe Kurti 95'. Tërbuni fitoi 3-0 me Egnatian (Samarxhiu 11' (p), Miho 60', Duka 85'). Iliria zbrazi gjithë dufin me Plugun duke fituar 6-1: Zhuli 15. Balliu 43', Hylli 48' Lama 55', Sala 74', Selati 82'. Për Plugun golin e vetëm e realizoi Levenishti 85'. Korabi i Peshkopisë mundi 3-1 Olimpikun e Tiranës (golat: Laci, Brahasani 10', Ndoja 22', për Olimpikun shënoi Meta 14'). Përparimi fitoi 1-0 me Clirimin: Dragjoshi realizoi në të 70'.
REZULTATET
Java 12
Tërbuni-Egnatia 3-0
Iliria-Plugu 6-1
Korabi-Olimpiku 3-1
Veleciku-Albetrol 2-0
Përparimi-Clirimi 1-0
Cakrani: Pushim
RENDITJA
Ekipi Nd Pikë
1.Albetroli 13 31
2.Veleciku 13 26
3.Tërbuni 12 25
4.Iliria 13 24
5.Clirimi 12 19
6.Egnatia 13 18
7.Olimpiku 13 16
8.Përparimi 13 16
9.Korabi 13 15
10.Plugu 13 8
11.Cakrani 11 2

GRUPI I JUGUT
Në Grupin e Jugut spikati fitorja Gramozit me Këlcyrën me rezultatin e bujshëm 5-2: për skuadrën e Qirjakos realizuan Dos Santos 10, Caka 21', Shupe 44', Islami 59' Lumani 73'. Për miqtë e drejtuar nga Qiqi, realizuan Bilaj 11' dhe Zhupa 41'. Vlora fitoi me Përmetin 3-1: Skënderi 30' Hyso 52', Serjani 74' Për Përmetin e drejtuar nga Lapaj shënoi Konini 82'. Maliqi fitoi pastër me Domosdovën me rezultatin 3-0. Për skuadrën e teknikut Hoxha shënuan Rustemi 7', Mustafa 55' dhe Tacelli 87'. Pojani nga ana e tij fitoi 2-1 me Butrintin me dy gola të Bibës në të 26' dhe 39 (11-m). Muco (60') realizoi për sarandiotët e Cakulit.
REZULTATET
Java 12
Delvina-Këlcyra 3-0
Gramozi-Memaliaj 5-2
Vlora-Përmeti 3-1
Maliqi-Domosdova 3-0
Pojani-Butrinti 2-1
Policani pushim
RENDITJA
Ekipi Nd Pikë
1.Gramozi 13 29
2.Vlora 13 28
3.Memaliaj 13 25
4.Pojani 13 19
5.Përmeti 12 19
6.Domosdova 12 16
7.Butrinti 12 15
8.Maliqi 13 14
9.Këlcyra 12 13
10.Delvina 13 13
11.Policani 12 8

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›