E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo bën detyrën, Pejic në krye

DASH FRASHËRI- Dinamo ruajti e vetme kreun e renditjes pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut të vendit të fundit, në ndeshjen që mbylli edhe javën e parë të fazës së tretë. Fitorja e dytë në drejtimin e Ilir Dajës (e 14-ta në 23 javë) pati edhe një të vecantë tjetër: rikthimin te goli i sulmuesit kroat Pero Pejic (2 gola në këtë takim), por edhe rimarrjen e kreut të golashënuesve të, tani në kuotën e 15 golave. Kjo ishte edhe fitorja e 14-të e Dinamos në 23 javë, ndërsa për Skënderbeun humbja e 18-të.
VIZITA E PARË
Takimi në "Selman Stërmasi" u zhvillua në një terrën të rrëshqitshëm, kjo dhe për shkak të shirave të sotëm në kryeqytetin shqiptar. Pas një minute heshtje në kujtim të viktimave të liqenit të Farkës, Dinamo luajti topin e parë. Vizita e parë e bluve fiksohet në minutën e 10-të kur gjiganti Pejic brenda zonës lëshoi një diagonale të shpejtë, por topi i devijuar pas një stërzgjatje të portierit Llapanji preku shtyllën pingule, për të përfunduar më pas në goditje kendi.
PEMA-PEJIC
Goli i parë i takimit mban firmën e Eleandro Pemës në minutën e 11-të, cka solli edhe qetësinë e kampit blu shumë pak të impenjuar në këtë ndeshje. Minuta e 26-të prodhoi edhe penalltinë për Dinamon, kur topi i goditur nga ish-mesfushori i Partizanit, Allmuca, u ndal nga dora e një mbrojtësi korcar. Edhe pse Bekim Kuli u përgatit ta gjuante penalltinë, tekniku Daja vendosi për Pejic, duke i dhënë mundësinë kroatit jo vetëm të shënonte golin e dytë, por dhe të 14-tin personal e për t'u barazuar përkohësisht me Sinanin e Vllaznisë.

RIHAPJA E LOJËS
Pjesa e parë nuk ofron më gola, ndërsa fraksioni i dytë dhuroi edhe golin e vetëm për skuadrën e Renato Rapos. Portieri i Dinamos u tregua i pakujdesshëm dhe Cajku shkurtoi në minutën e 53-të diferencën në 2-1. Skënderbeu kalon disa momente të mira në lojë, por Dinamo gjeti kohën të shënonte golin e tretë sërish me anë të Pero Pejicit (gol i kontestuar nga korcarët për pozicion jashtë loje). Goli i 15-te i Pejicit,nje me shume se Sinani (14).
SHTATË GOLA
Për sulmuesin kroat ky ishte goli i shtatë i shënuar ndaj Skënderbeut, duke marrë në konsideratë edhe pesë golat e realizuar në dy ndeshjet e para: 1 gol në fitoren 2-1 të Dinamos në Korcë (në javën e 6-të) dhe 4 gola në fitoren 7-0 të bluve në Tiranë (java 17-të).
DERBI I KUPËS
Dinamo, gjithmonë me 3 pikë më shumë se Partizani, do të ndeshet javën e ardhshme me Besëlidhjen në Lezhë, ndërsa të kuqtë e Likës do të luajnë kundër Teutës në Durrës. Por përpara kësaj, Partizani e Dinamo do të lajnë hesapet me njëra-tjetrën, kur dy kryesueset me meritë të kampionatit do të përballen në ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë (takimi i parë 3-1 për Dinamon). Klasifikimi

Skuadra N F B H gol. Pikë
1. Dinamo 23 14 6 3 36-8 48
2. Partizani 23 12 9 2 35-15 45
3. Besa 23 11 5 7 27-21 38
4. Tirana 23 10 7 6 29-23 37
5. Elbasani 23 9 9 5 20-13 36
6. Vllaznia 23 9 8 6 34-25 35
7. Shkumbini 23 8 7 8 22-19 31
8. Flamurtari 23 6 11 6 22-23 29
9. Teuta 23 6 5 12 19-30 23
10. Kastrioti 23 7 2 14 16-33 23
11. Besëlidhja 23 5 5 13 21-40 20
12. Skënderbeu 23 3 2 18 23-54 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›