Mancini: Tre gola dhe kualifikohemi!

Trajneri i Interit, Roberto Mancini paralajmëroi Liverpulin se formacini i tij ishte i aftë për të fituar një vend midis tetë më të mirave të Ligës së Kampioneve. Interi festoi 100-vjetorin e themelimit me një fitore 2-0 kundër Rexhinës të shtunën e kaluar.
FAVORITË
"Reds-at e Rafa Benitez fituan ndeshjen e parë 2-0 në "Anfield" dhe janë qartësisht favoritë për të kaluar në cerekfinale, edhe pse skudrën britanike e pret një sfidë e vështirë në "San Siro".
TRE GOLA
Mancini tha për uefa.com, se skuadra e tij është e aftë të përmbysë rezultatin negativ me pesë herë kampionët e Europës. "Ne kemi nevojë për të shënuar tre gola në 90 minuta për t'u kualifikuar dhe ky formacion është i aftë ta bëjë këtë", - tha trajneri zikaltër, i cili theksoi se ishte i bindur se mund ta arrinte këtë.
E MUNDUR
"Liverpuli nuk krijoi shumë në ndeshjen e parë. Por ata na mbajtën ne nën presion dhe, fatkeqësisht, në pesë minutat e fundit kundërshtarët tanë u treguan decizivë. Unë mendoj se ne mund të arrijmë kualilifikimin. Cdo rezultat është i mundur".
HISTORIA
43 vjet më parë në Kupën e Kampioneve, Interi përmbysi deficiti prej dy golash në "Anfield" me një fitore 3-0 në Milano. "Bosi i zikaltër shtoi: "Duket si koincidendë, por ndonjë herë historia përsërit vetveten. Shumë vite kanë kakuar, por këto lloj ndeshjesh janë shumë të vështira dhe të bukura. Atmosfera e ‘San Siros' do të na ndihmojë".