E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dedaj ka vazhduar akuzat në drejtim të Thaçit

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj ka vazhduar akuzat në drejtim të Kryeministrit Hashim Thaçin, duke e quajtur pasha, pirat dhe vjedhës të votave.

Duke kujtuar takimin e parë në Qirez, në vitin 1998, Dedaj ka thënë se Shefi i PDK’së duhet t`i kërkojë falje për maltretimet fizike, psikike dhe morale që ia kishte bërë në kohën e luftës.

“Kam edhe shumëçka për të thënë, por kësaj here po e them vetëm pesë për qind. Ai edhe mund të hakmerret për shkak se e ka fuqinë”, ka thënë Dedaj.

Ndryshe, raportet mes Thaçit dhe Kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës janë ftohur kur është shkarkuar Dedaj nga posti i Zëvendësministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale. Derisa ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, Dedaj pati thënë se Qeveria e Kosovës është më e mira në botë dhe se e meriton çmimin Nobel.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›