E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede: Luftëtari-Butrinti, të gjithë në formë

Nga SOKRAT  PAPADHOPULLI

Trajneri i gjirokastritëve, Nevil Dede, thekson se ndeshja e sotme do të jetë korrekte dhe pas stres, ndaj dhe do ti kënaqë të gjithë

Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, Luftëtari ka arritur 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, me golaverazhin total 10-4. Trajneri aktual i ekipit gjirokastrit ka qenë një ndër mbrojtësit më të shkëlqyer të futbollit tonë kombëtar, ashtu si edhe kolegu i tij në stolin e Butrintit,   Milto Gurma. Ky i fundit ka qenë pjesë e Luftëtarit në periudhën e tij  të artë, kur u shpall nënkampion kombëtar sezonin 1977-1978.

Në atë kohë, Milto Gurmën e quanin Bekenbaueri i Luftëtarit, që sot do të ketë kundërshtarë edhe Muçon e Kolën, të cilët kanë mbrojtur ngyrat e ekipit gjirokastrit para disa sezonesh. Në stadiumin e Gjirokastrës përplasen sot këta dy emra, Dede, i cili drejton Luftëtarin, me 10 fitore në fushën e tij, dhe Gurma, i cili drejton Butrintin dhe që jashtë fushe nuk ka shijuar asnjë të tillë, por krahas 6 humbjeve ka marrë 4 barazime Të gjitha zhvilimet tregojnë se dy ekipet në fjalë janë duke i realizuar objektivat e tyre, Luftëtari do të ngjitet në superligë dhe Butrinti do të qëndrojë në kategorinë e parë.

Dede Trajneri i Luftëtarit, Nevil Dede, për ndeshjen e sotme thotë:

E rëndësishme është se gjatë gjithë javës ekipi ynë pati impenjim maksimal, pas humbjes që pësuam në transfertën e Lushnjës. Do të kemi përqendrimin e duhur për të arritur suksesin. Butrinti është një kundërshtar simpatik dhe më i afërti gjegrafikisht.

Saranda është një qytet i bukur dhe me siguri po të tillë janë njerëzit e saj, duke përfshirë edhe tifozët, që paarshikoj se do të vijnë për të ndjekur një lojë korrekte, pa strese, pa ngarkesa psikologjike të tepërta, sepse edhe Butrindi është në pozicion komod në renditje.

Në këto kushte, besoj se të gjithë do të dalim të qeshur nga stadiumi Gjirokastra. Ekipin e kemi në formë të mirë sportive dhe së afërmi do ketë edhe shërbimet e mbrojtësit Shalari si dhe të mesfushorit Stoja, për të qenë  më i kompletuar për betejat e fundit të këtij kampionati.

16 pikë

nga 18 të mundëshmet ka marrë Luftëtari në 6 ndeshjet e fazës së dytë, kur në stolin e tij është kryeqytetasi Nevil Dede

 

2 gola

ka shënuar Luftëtari në ndeshjen e fazës së parë në Sarandë, ku fitoi 1-2 ndaj Butrintit. Të dy golat janë shënuar nga sulmuesi Arlind Nora

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›