Han çon Kombëtaren në "kishë"
Ari Han ka vendosur ta akomodojë Kombëtaren shqiptare në një kishë.
Në fakt është një ish-kishë në Reutlinger të Gjermanisë, e cila tashmë është shndërruar në një rezidencë luksoze, ku trajneri i përfaqësueses kuqezi është akomoduar edhe herë të tjera me skuadrat që ai ka drejtuar në të kaluarën. Rezidenca me emrin "Sterner" është një ndër më luksozet dhe atë e ka gjetur pikërisht trajneri i Kombëtares, i cili ia ka këshilluar më pas FSHF-së, e cila ia ka plotësuar dëshirën teknikut. Ari Han ka qenë në të kaluarën aty, kur ka drejtuar Shtutgartin dhe Panioniosin. Përfaqësuesja shqiptare do të niset më 20 maj drejt Gjermanisë dhe një ditë më vonë do të udhëtojë drejt Zvicrës me autobus për të zhvilluar ndeshjen miqësore me zviceranët e Shafhauzenit.