Dede pret një ftesë nga holandezi
Nevil Dede, mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me skuadrën kineze të Çangsha Ginde, ka thënë se pret një ftesë nga trajneri Ari Han për të veshur sërish fanellën e përfaqësueses shqiptare.
Në një intervistë të dhënë për albaniasoccer.com, 33-vjeçari ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e ekipit kombëtar në miqësoren me Poloninë, edhe pse skuadra e drejtuar nga Ari Han u mund me rezultatin 1-0. “Ishte një takim interesant, në të cilin për mendimin tim Kombëtarja jonë nuk e meritonte humbjen. Luajtëm mirë dhe besoj se ishte e drejtë të dilnim nga fusha me një rezultat pozitiv. Por siç e dimë, ka ndodhur edhe më përpara që ne kemi bërë lojën dhe skuadrat e tjera kanë arritur rezultatin – ka thënë Dede – Unë në Kombëtare? Personalisht, unë nuk di se çfarë ka menduar trajneri Han në lidhje me një thirrje të mundshme timen në skuadër, por ashtu siç e kam thënë edhe më parë, unë kam qenë dhe do të jem i gatshëm kurdo që të thirrem nga trajneri dhe stafi i tij. Detyra ime si futbollist është të luaj dhe të jem në formë të mirë dhe do të jem i gatshëm gjithnjë për të veshur fanellën e kombit tim, që është edhe nderi më i madh për një futbollist”.