Apeli i Berishës: Shmangni incidentet
Një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni, Kryeministri Sali Berisha u ka bërë një apel qytetarëve me origjinë shqiptare në vendin fqinj, që të shmangin
çdo lloj incidenti gjatë ditës së sotme. Në një komunikim për shtyp të zëdhënëses së Kryeministrit, Juela Meçani thuhet se, “nesër qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në vend për të vendosur me votën e tyre përfaqësuesit në Parlamentin e Republikës së vendit mik. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u bën thirrje të gjithë qytetarëve me origjinë shqiptare të Maqedonisë që ta shndërrojnë ditën e zgjedhjeve në një festë të vërtetë të demokracisë, u bën thirrje që të shmangin çdo lloj incidenti, që të marrin pjesë në votime dhe të votojnë për kandidatët që ata pëlqejnë më shumë”. Fushata elektorale e qytetarëve me origjinë shqiptare në Maqedoni u karakterizua nga disa incidente dhe tensione të panevojshme dhe të papranueshme për një proces zgjedhor. Sipas Kryeministrit, zhvillimi i zgjedhjeve sipas parimeve dhe standardeve demokratike është në të mirë të të gjithë rajonit. “Ky është interesi më i mirë i tyre, interesi më i mirë për vendin e tyre dhe për mbarë shqiptarët në Rajon”, thekson më tej zëdhënësja e Kryeministrit. Ditët e fundit të fushatës zgjedhore në Maqedoni u shënuan disa incidente ndërmjet përkrahësve të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.