E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet kallashnikovi me 30 fishekë

BERAT – Kapet me kallashnikov në mes të qytetit 24-vjeçari. Mbrëmjen e së premtes, një kontroll i ushtruar nga policia në makinën e Sokol Tabakut zbuloi armën automatike me dy krehra me 30 fishekë. 

Sipas policisë, Tabaku ndodhej në timonin e një makine “Benz”, kur forcat e rendit i bënë shenjë të ndalonte, në afërsi të lagjes “30-Vjetori”. Menjëherë është bllokuar arma me fishekë, bashkë me makinën e të riut, të cilit iu vunë prangat me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Prania e tyre në makinë ka bërë që policia të marrë në pyetje të riun mbi motivin pse udhëtonte me armë mes qytetit të Beratit. Vetë Tabaku nuk rezulton si person me precedent të mëparshëm penalë. Hetimet po vazhdojnë ndaj të riut, i cili u izolua në ambientet e paraburgimit në Berat.                                 d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›