Nisin masat kundër sulmit të karkalecit
FIER - Kolonitë me karkaleca që pushtuan vitin e kaluar disa zona të rrethit të Fierit, kanë bërë që përfaqësues të
Drejtorisë së Bujqësisë dhe specialistë të komunës Topojë-Seman të marrin paraprakisht masat për të parandaluar një fenomen të tillë. “Kemi ardhur për të parë dhe për të marrë masat më imediate që të mos përballemi edhe këtë vit me atë që kaluam një vit më parë. E pamë se çfarë ndodhi vjet dhe dëmi ekonomik që iu shkaktua fermerëve të kësaj zone. Nuk duam të përsëritet e njëjta gjë dhe do të mundohemi me të gjitha mënyrat të parandalojmë infektimin e tokave me karkaleca”, pohuan ekspertët. Kreu i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier, Fatos Troka, pohon se janë shpërndarë fletëpalosje si dhe janë vënë në dispozicion numra telefoni për të lajmëruar grupet përkatëse të punës sapo të vërehen vatra të karkalecit. Parashikohet që 1.2 milionë lekë të shpenzohen për blerjen e insekticideve.