Ryker, letër me nota proteste Koshtunicës
Kreu i UNMIK-ut, Joakim Ryker, i ka dërguar një letër me nota të forta proteste Kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, pas një incidenti ajror, ku për shkaqe politike janë rrezikuar jetë njerëzish.
Serbia ka rrezikuar jetë njerëzish, pasi nuk ka lejuar kalimin e një avioni pasagjerësh drejtuar në aeroportin e Prishtinës, nëpër territorin e saj, një avion i cili kishte nevojë për një ulje emergjente. Letra është dërguar pak ditë më parë dhe publikuar vetëm dje nga “Balkan Insight”. Joakim Ryker, kreu i UNMIK-ut, në letrën dërguar kryeministrit serb ka protestuar “në termat më të fortë rrezikun me të cilin janë përballur disa jetë njerëzish provokuar nga Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror në Beograd, në kundërshtim me format e aplikuara në arenën ndërkombëtare”. Letra i referohet një incidenti të ndodhur më 3 maj, kur një “avion që po drejtohej në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ka deklaruar kërkesën për ndihmë për një ulje emergjence, duke përdorur kodin ndërkombëtar Mayday, dhe ka kërkuar hapësirë të lirë për të devijuar në aeroportin e Sofjes nëpërmjet hapësirës ajrore serbe për një ulje të sigurt”. Burime nga agjencia e lajmeve “Balkan Insight” brenda aeroportit të Prishtinës e kanë konfirmuar këtë informacion. “Aeroplani kishte probleme me ingranazhet dhe i duhej një itinerar më i gjatë për një ulje të sigurt”, tha një burim nga aeroporti, duke shtuar se “kjo është arsyeja që fluturimi devijoi në Sofje”. Autoritetet serbe nuk e njohin aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës dhe e kanë mohuar kërkesën emergjente për ndihmë. Qeveria e Beogradit këmbëngul ta konsiderojë Kosovën si pjesë të territorit të saj dhe ka kërkuar që aeroporti i Prishtinës të mbyllet. Kjo ka ndikim në trafikun ajror të Kosovës, pasi asnjë avion që niset nga Prishtina apo është drejtuar për në kryeqytetin kosovar nuk mund të përdorë hapësirën ajrore serbe. Megjithatë kjo është hera e parë që një avion ka kërkuar leje për të kaluar nga territori serb për shkak të një emergjence. Në letrën e tij drejtuar Koshtunicës, Ryker ka cituar se, “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është hapur nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara dhe kërkon respektin e autoriteteve serbe për këtë autoritet”. Ryker ka kërkuar gjithashtu “të marrë garanci se qeveria serbe do të mbështesë dhe ndihmojë çdo emergjencë tjetër të ardhshme civile”.