Pengu i Hanit: Sikur të kishim luajtur në mars...
Mbrojtja shfaqi probleme që në fillim të ndeshjes, ndërsa mesfusha dhe sulmi, megjithëse tentuan në të gjitha mënyrat, nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.
Jetmir Halilaj
Paraqitja e Kombëtares shqiptare në ndeshjen kundër Polonisë, e ka kënaqur pjesërisht trajnerin e kuqezinjve, Ari Han. Ky i fundit ka pohuar më pas se, dy miqësoret e anuluara në muajin mars kanë ndikuar negativisht në punën e tij, madje më shumë nga sa kishte menduar tekniku. Burime pranë stafit kuqezi kanë bërë të ditur se Han është i shqetësuar, për shkak se gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Fakti që ai do të ketë vetëm një ndeshje tjetër në dispozicion, nuk e bind aspak trajnerin.
Miqësoret
Trajnerit të Kombëtares iu deshën pesë muaj që të mund të shikonte në fushë skuadrën, drejtimin e së cilës e ka marrë që në janar. Që nga koha kur firmosi dhe deri në ndeshjen e 27 majit kundër Polonisë, kuqezinjtë nuk luajtën tri ndeshje miqësore. Në datat e lira të 7 shkurtit, ku ishte planifikuar që të luhej me Maqedoninë, ishte trajneri holandez, ai që preferoi ta anulonte takimin, pasi sapo kishte marrë drejtimin e kuqezinjve dhe ishte herët për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ndërkohë që në muajin mars, Shqipëria nuk arriti të luante kundër Arabisë Saudite më 22 mars dhe kundër Moldavisë më 28 mars. Dy ndeshje, të cilat tekniku holandez po i priste me padurim, për të krijuar një ide më të qartë për skuadrën u anuluan për shkak të pezullimit të Shqipërisë nga FIFA. Ari Han asokohe u tregua diplomat dhe duke mos dashur ta dramatizonte situatën, tha se do të përpiqej që t’i kompensonte në muajt e ardhshëm ato gjëra që nuk i realizoi dot gjatë asaj periudhe. Megjithatë, pas ndeshjes me Poloninë, ai ka pohuar se ndihej i shqetësuar, pasi duhet shumë punë sipas tij, për ta vënë ekipin në binarët e duhur. Ndërkaq, tekniku do të ketë në dispozicion vetëm një ndeshje miqësore, para se të fillojnë eliminatoret e Botërorit 2010. Takimin e ardhshëm miqësor, kuqezinjtë pritet ta luajnë më 20 gusht, datë e lirë nga FIFA. Kundërshtari për këtë takim ende nuk është siguruar nga FSHF.
De Jong
Ndihmësi i trajnerit Ari Han, Jakob Teodorus De Jong, ka vëzhguar dje nga afër ndeshjen mes Hungarisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultatin... Hungaria është kundërshtarja direkt e kuqezinjve në Grupin 1 përsa i përket vendit të katërt dhe Ari Han po e studion me kujdes skuadrën e drejtuar nga holandezi Ervin Kuman.
Duka, tratativa për miqësore në Sidnei
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e ka shfrytëzuar udhëtimin e tij në Sidnei, ku u zhvillua Kongresi i FIFA-s më 29 dhe 30 maj, për të nisur kontaktet me drejtuesit e federatave të tjera, për të siguruar një kundërshtar luksi për miqësoren me Poloninë. Mësohet se kreu i FSHF-së, ka pasur me vete një listë me disa emra skuadrash dhe ka pasur kontakte me disa drejtues federatash gjatë takimit në Sidnei të Australisë, për të arritur një akord për miqësore. Kjo nuk është hera e parë që presidenti i federatës merr një iniciativë të tillë. Shpeshherë në të kaluarën gjatë takimeve të punës që ai ka pasur me homologë të federatave të tjera, Duka u ka propozuar atyre ndeshje miqësore.