Sheikët, 600 milionë euro për Betis
Edhe në La Liga mund të krijohet një version i
Mançester Sitit, pasi arabët po kërkojnë të blejnë
Real Betis. Presidenti i klubit, Manuel Ruiz de Lopera,
ka fi lluar bisedimet me sheikun Humaid bin Rashid
Al-Nuaimi, për shitjen e 52 për qind të aksioneve të
klubit, për afro 90 milionë euro. Sipas të përditshmes
spanjolle, "AS", emiri është gati të investojë 400 deri
në 600 milionë euro për skuadrën. Pjesa më e madhe
e parave do të përdoren për afrimin e lojtarëve të
afi rmuar në arenën ndërkombëtare. Momentalisht,
këshilltarët e sheikut po studiojnë propozimin, pasi
Al-Nuaimi synon të mësojë më tepër për Betisin, duke
vlerësuar historinë e klubit, tifozët, karakteristikat dhe
reagimin social. Nëse palët gjejnë marrëveshjen, pasaniku
arab kërkon që të ketë kontroll të plotë në bordin
drejtues, ndërkohë që Ruiz de Lopera do të qëndrojë
si president honorifi k. Ndërkohë, një televizion spanjoll
zhvilloi një anketë me afro 500 tifozë të Betisit, të cilët
ndodheshin në kampin stërvitor të skuadrës. Pjesa më
e madhe e tyre ishin pro shitjes së aksioneve, por më
parë ata kërkonin të informoheshin më shumë rreth
marrëveshjes së shitjes dhe drejtimit që do të marrë
klubi në të ardhmen.