E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në autobusin e Elbasanit, përplaset punonjësi i qarkullimit

 

DURRES - Defekt në autobusin e linjës Elbasan-Durrës, plagoset polici rrugor. Shoferi, në pamundësi për të frenuar, ka zgjedhur si rrugëzgjidhje beton-ndarësen, për të shmangur ndonjë aksident me pasoja më të rënda. Vendimi është marrë në të qindtat e sekondës në mendjen e shoferit elbasanas Nikolla Rasa. Ka qenë ora 09:30 minuta e së mërkurës, kur automjeti me 45 pasagjerë në bord, është përplasur mbi bordurë. Ngjarja ka ndodhur në sektorin "Hekurudha", të plazhit të Durrësit, kur autobusi me targë EL 2553 C, i drejtuar nga shoferi Nikolla Rasa nuk ka mundur dot të frenojë. Mendohet se pamundësia për të frenuar kishte të bënte me një defekt teknik të mjetit, ndonëse për këtë pistë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Gjatë kësaj tentative, autobusi ka përplasur një makinë tjetër, tip "Wolksvagen", i cili ka lënduar punonjësin e Policisë Rrugore, i stacionuar pranë vendngjarjes. Gjendja e tij sipas kolegëve është jashtë rreziku dhe pas marrjes së ndihmës së shpejtë e ka lënë spitalin. Për fat të mirë dhe pasagjerët kanë shpëtuar mrekullisht, kjo edhe për faktin se shoferi ishte duke qarkulluar në rrugë me shpejtësi të vogël. Një grup inxhinierësh, ka dalluar pak orë pas përplasjes një mosfunksionim të sistemit të frenimit. Drejtuesi i autobusit 52-vjeçari Nikolla Rasa, e ka konstatuar i pari defektin dhe për të shmangur një aksident më të rëndë në pasoja ka mundur të bëjë manovrime në drejtim të bordurës ndarëse të rrugës.   o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›