E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt në kompjutera, bllokohet trageti në Vlorë

Vlorë- Një defekt në rrjetin e kompjuterave ka bllokuar për rreth dy orë punën për përpunimn e pasagjerëve të një trageti në Vlorë. Sipas burimeve, policia nuk ka lejuar të zbarkojë pasagjerët dhe automjetet, për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik, ne sistemin softwer.

Bllokimi për shkak të sistemit kompjuterik, i cili edhe pse nuk ka vijuar gjatë, ka zgjatur radhët në Portin e Vlorës, ku janë përpunuar tre tragete, dy prej të cilëve do të rikthehen për rrugë të dytë.

Vetëm pas rivendosjes së normalitetit në sistemin kompjuterik, ka vijuar përpunimi i pasagjerëve dhe mjeteve, të cilët vetëm pas kësaj i janë drejtuar terminalit.

Kthimi i emigranteve, fluks ne doganaDita e sotme ka shënuar fluks të mash emigrantësh dhe automjetesh në pikat e kalimit kufitar në vend. Fluks është regjistruar në Kakavijë, në Kapshticë, Muriqan, Portin e Vlorës dhe në Portin e Durrësit. Numri i madh i emigrantëve u pasua me radhë të gjata dhe pritje në temperatura të larta. Durrës- Vetem paraditen e sotme ne Portin e Durresit kane hyre mbi 4600 pasagjere dhe 1300 mjete. megjithe shtimin e fluksit te emigranteve ne keto dite, e ne menyre te vecante sot, autoritetet portuale deklarojne se numri eshte i pranueshem per periudhen. Sipas tyre, mund te pritet, fluks edhe me i madh, pasi gushti njihet si periudha me e mire e mberritjes se emigranteve tane permes ketij porti. Vlora, dyndje emigrantesh ne portVlorë- Muaji gusht e ka bere edhe më të dukshëm fluksin e emigrantëve që kanë hyrë nga porti i Vlorës. Rreth 1800 pasagjerë, 102 prej të cilëve të huaj dhe 400 automjete kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar këtë të dielë, ndërkohë që duke parë kërkesën e lartë, një prej trageteve të linjës do të rikthehet sërish në portin fqinj për një ngarkesë të dytë.

Edhe një ditë më parë u ndoq kjo procedurë, kur një traget kreu dy rrugë për shkak të emigrantëve të shumtë që prisnin në portin e Brindisit. Sot pritet të niset një tjetër traget për të kryer rrugën e dytë.

Sipas autoriteteve të kësaj pike së bashku me pasagjerët që pritet të mbërrijnë në orët e vona të mbrëmjes numri mund të kapë shifrën e 2500 pasagjerëve.

Është pikërisht muaji gusht, i cili rrit dukshëm edhe ngarkesën në pikën e kalimit kufitar, ku për t’iu përgjigjur fluksit është rritur numri i sporteleve, duke eleminuar kështu edhe radhët e gjata që mund të formohen nga kjo lëvizje.

Vetë emigrantët pohojnë se ajo që është e dukshme është rritja e çmimt të biletës, e cila në këtë sezon pëson rritje për shkak të kërkesës së madhe për përdorimin e trageteve të linjave.

Më e vështirë është një udhëtim i tillë për familjarë, ku një prej tyre pohon se rruga i shkon familjarisht 500 euro vetëm ardhje, cka nuk e justifikojnë kushtet e trageteve. E vecanta e kësaj vere në portin e Vlorës është se nuk kanë munguar të huajt, madje ka të tillë që kanë zgjedhur Vlorën për pushime këtë verë.

Radhe e gjate ne KakavijeKakavijë- Fundjava ka shënuar një numër shumë të madh emigrantësh, që presin të hyjnë në tokën shqiptare.

Sipas të dhënave nga pika e kalimit kufitar, mësohet se në anën greke të doganës radha e kalon 1 kilometrin, kur emigrantët me makina apo edhe autobusë rrinë në pritje të kryerjes së procedurave për të hyrë në atdhe.

Sipas burimeve doganore, mësohet se puna në sportele vijon normalisht dhe nuk ka vonesa, por radha është krijuar për shkak të fluskit shumë të madh e të menjëhershëm të emigrantëve.

Brenda disa orëve në Kakavijë kanë hyrë nga Greqia mbi 6 mijë emigrantë, e po ashtu kanë hyrë edhe një numër i madh automjetetesh.

Pala greke është duke punuar me 8 sportlele, 4 në hyrje e po aq edhe në dalje, ndërkohë që pala shqiptare e doganës ka vënë në dispozicion të emigrantëve 8 sportele në pikat e hyrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›