E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shpërthejnë dinamit për vjedhjen e kabllove

Fier- Persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me dinamit kapakët e betonit, poshtë të cilëve gjendeshin kabllot elektrike, në tentativë për t’i vjedhur. Ngjarja ndodhi në ish uzinën e uresë së Azotitut në Fier, në orët e vona të natës.

Sipas burimeve të policisë, ekspertët janë duke hetuar për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete për autorët. Ndërkohë, në komisariat janë shoqëruar 7 rojet e uzinës, të cilët do të dëshmojnë, nëse kanë dijeni apo jo për sa ka ndodhur.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të dëmtuar, ndërkohë që po llogaritet dëmi material.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›