Dita e tolerancës, Topi: Dialogu mes palëve detyrim kushtetues
TIRANË- Kreu i shteti Bamir Topi i bëri apel politikës shqiptare për më shumë tolerancë, ndërkohë theksoi që ta shohin dialogun ndërmjet palëve si detyrim kushtetues dhe civil.
Këto deklarata presidenti Topi i bëri gjatë takimit të sotëm, në ditën ndërkombëtare të tolerancës, ku merrnin pjesë edhe zyrtarë të huaj të akredituar në Tiranë.
Topi vlerësoi se nuk mund të mos vërehet një nivel i lartë konfliktualiteti politik dhe mungesë dialogu institucional në vend, që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale të qytetarëve.
"Dita e sotme është një apel për të gjithë ata për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional, jo si një dhuratë apo lëshim, por si një detyrim kushtetues dhe civil, si mjeti i vetëm për t'u shërbyer qytetarëve dhe shoqërisë",- theksoi Topi.
Kreu i shteti nënvizoi se nuk ka kohë për të humbur me konfliktet boshe politike, nominale apo ideologjike.
“Një vend me problem që kërkojnë zgjidhje nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe politike, nominale apo ideologjike. Politika ka përgjegjësinë të mos lejojë asnjëherë të shndërrohet në faktor dominues mbi qytetarët dhe interesat e tyre, por të bashkëjetojë dhe të bëhet zëdhënëse e këtyre interesave”,- deklaroi presidenti Topi.
(el.me/BalkanWeb)