Presidenti nderon me tituj artistët dhe sportistët korçarë
KORÇE - Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti i Republikës Bamir Topi, zgjedh të vlerësojë figurat e shquara të qytetit të Korçës, ndër të cilët, korin karakteristik “Lira” me një kontribut thuajse 100 vjeçar.
Korça me personalitetet që ka nxjerrë, zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e artit, kulturës dhe sportit shqiptar. Ky kontribut ka qenë shumë i spikatur në teatër, kinematografi, muzikë, atletikë dhe futboll. Presidenti i Republikës mbi bazën e propozimeve të bëra, vlerësoi disa nga ata personalitete korçarë që kanë qenë pjesë e këtij kontributi.
Presidenti nderoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” aktorin Llazi Sërbo dhe trajnerin e atletikës Pirro Kasati, të dy pas vdekjes. Këtë titull mori edhe aktorja në karrierë Zamira Kita, këngëtarja Lindita Theodhori, ish atletja Pavlina Evro dhe ish portieri Jani Kaçi.
Ceremonia u zhvillua në teatrin Andon Zako Cajupi, në prani të shumë artdashësve korçarë në një atmosferë shumë të gëzuar, në prag edhe të një feste shumë të rëndësishme për qytetin e Korcës siç është e festa e Pashkëve.