“Shqipëria mund të jetë vend kandidat i BE-së brenda 2010-s”
13/11/2009 Ministrja Bregu informon për pyetësorin e KE-së
Drejtësia, siguria dhe ekonomia janë tre sektorët për të cilët qeveria shqiptare duhet të japë përgjigje konkrete pasi të tërheqë pyetësorin e Komisionit Evropian brenda këtij viti në vazhdën e aplikimit të statusit kandidat për në BE. Gjatë një konference për shtyp ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, garatoi se qeveria ka marrë të gjitha masat teknike për sa i përket trajnimit të administratës, e cila do të merret me përgjigjet e pyetësorit. Pyetësori pritet të ketë mbi 2000 pyetje. “Marrja e statusit të vendit kandidat vjen pasi janë vlerësuar përgjigjet e pyetësorit. Këshilli i Ambasadorëve ka vendosur dje në mënyrë unanime që shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim të Shqipërisë të kalojë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave të BE-së. Kjo kërkesë do t’i kalojë më pas Komisionit për të përgatitur një opinion për vendin tonë, një vlerësim se sa Shqipëria ka përmbushur kriteret për të qenë vend kandidat. Besojmë se Shqipëria mund të jetë vend kandidat brenda vitit 2010”, - tha ministrja Bregu. Ajo sqaroi se në proces janë përfshirë të gjitha ministritë, 13 institucione të pavarura dhe Parlamenti.
Fazat e procesit:
- Faza fillestare - ajo e zbërthimit të pyetjeve
- Hartimi i përgjigjeve
- Analiza e tyre
- Hartimi i variantit final të përgjigjeve
- Përkthimi i centralizuar
- Miratimi i përgjigjeve
- Dorëzimi i përgjigjeve në Bruksel