Vëzhgohet galaktika më e vjetër dhe më e largët deri më tani

Në deklaratën e dhënë nga Universiteti i Kalifornias, theksohet se rrezja e përcaktuar me aparatin e rrezatimit infra të kuq nga ana e Hubble ka filluar rrugëtimin 13,2 miliardë vjet më parë, mosha e galaktikës është sa 4 % e moshës së universit dhe përbën galaktikën më të largët dhe më të vjetër të parë deri më sot.
Duke nënvizuar faktin se shikimi i hapësirës në hapësirë do të thotë të shkosh mbrapa në të kaluarën, shkencëtarët që realizuan studimin Rychard Bouwens dhe Garth Illingworth u shprehën se “në këtë vëzhgim jemi kthyer në periudhën e galaktikave të krijuara 200 deri në 300 milionë vjet pas Big Bangut”.
Rrezet infra të kuqe të lëshuara nga galaktikat e para dhe të kapura nga teleskopët pas një kohe të gjatë prej 13 miliard vjetësh me një shpejtësi 300 mijë km na informojnë rreth fëmijërisë dhe rinisë së universit. Me zgjerimin e universit galaktikat janë larguar nga njëra-tjetra dhe me ndihmën e rrezeve dhe dallgëve të lëshuara mund të bëhet përllogaritja e vendit ku ndodhen.
Për të nxjerrë në pah të fshehtat e vendeve më të largëta të universit astronautët duhet të presin teleskopin hapësinor James Web, i cili pritet të lëshohet në vitin 2014.
/Start/A. Kokiçi/
2011-01-28 16:48