E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekti, CEZ: Pa energji ‘Tufina’, ‘Fresku’, ‘Kinostudio’

TIRANË- Cez Shpërndarje njofton banorët e disa lagjeve në Tiranë, se mungesa e energjisë elektrike ditën e sotme në shtëpitë e tyre vjen si pasojë e një defekti.
Cez bën me dije se pa energji elektrike si pasojë e këtij defekti kanë ngelur zona e ‘Tufinës’, ‘Freskut’ dhe ‘Kinostudios’.Po sipas Cez, mësohet se është duke u punuar për riparimin e këtij defekti.

OST: Nesër pa energji Klosi, Bulqiza, Peshkopia
Ndërsa OST-ja bën me dije se me datat 8 dhe 9 shtator do të bëhn punime për remontin e linjës 110 kV Burrel –Bulqizë, prandaj do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 08.00-17.00 në zonat që furnizohen nga kjo linjë.

Kështu energjia do të mungojë për dy ditë nëKlos,Bulqizë, Peshkopi si dhe komunat Kurdari, Lis, Gurrë, Xibër, Fushë Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren, Trebishte, Tomin, Kastriot, Muhur, Luzni, Selishte, Maqellarë, Kraste si dhe miniera Batër.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›