E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 2 shqiptarë kapen pranë kufirit me 94 kg hashash

THESPROTI- 94 kg kanabis sekuestroi policia e Igumenicës sot herët në mëngjes dhe arrestoi 2 shqiptarë, një burrë dhe një grua pranë kufirit në zonën e quajtur Camanta, në Thesproti.

Policia është duke kërkuar një person të tretë, i cili ishte shoferi i makinës, ku po transportohej droga e paketuar. Shoferi nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar, vazhdoi të disa metra me shpejtësi dhe braktisi makinën duke u zhdukur në zonën e pyllëzuar.

Të dy arrestuarit ishin me një tjetër makinë, që i paraprinte asaj ku ndodhej droga, por policia dyshoi në lëvizjet e tyre dhe i arrestoi. Ata, një burrë dhe një grua, pranuan se kishin të bënin me transportimin e hashashit.

Të arrestuarit do të dërgohen në prokurori për të njohur me akuzat.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Greqi, arrestohen 4 shqiptarë me kokainë e hashah

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›