Sarandë, “Nata shqiptare” në Kalanë e Lëkurësit
SARANDË- “Nata shqiptare”, e organizuar mbrëmë në Kalanë e Lëkurësit, ka qenë një gjetje interesante për të ofruar një harmonizim mes turizmit dhe traditës.
Pjesë e performancës së grupit “Zëri i Bilbilit” dhe një orkestre tradicionale, u bënë jo vetëm pjesëtarë të grupit, por edhe grupi i turistëve polakë e klientët e rastit sarandiotë.
Tek turistët polakë, që gjenden në turin e radhës nëpër Shqipëri, kjo ka krijuar kënaqësi dhe atmosferë. Ata jo vetëm pëlqyen këngët dhe vallet burimore që u ekzekutuan plot mjeshtëri, por ishte një rast më shumë për të marrë informacionin e nevojshëm për historinë e lindjes së polifonisë shqiptare dhe historikun e grupit "Zëri i Bilbilit".
Gjatë tre muajve të fundi grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” ka marrë pjesë në katër festivale, në Mallakastër, në Lunxhëri, në Tetovë dhe së fundi në Drenas të Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)