Defekti elektrik lë gjithë Shkodrën pa ujë
Një defekt në linjën 20 kilovolt, që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit në Dibraç, ka bërë që e gjithë Shkodra gjatë gjithë ditës të ketë mungesë të ujit të pijshëm. Situata duket akoma më problematike, pasi defekti në rrjet nuk është gjetur deri dje pasdite, ndërsa qytetarët kanë qëndruar pa ujë në shtëpitë e tyre. Defektet e njëpasnjëshme të linjave elektrike që ndodhen nën tokë në qytetin e Shkodrës po nxjerrin në pah një problem mjaft serioz, që ka të bëjë me amortizimin e krejt rrjetit. Megjithëse shumë linja janë vënë të reja dhe nga KESH-i në Shkodër është thënë se është bërë një punë e cila garanton furnizim të rregullt, realiteti flet se rrjeti në Shkodër rrezikohet nga përmbytja më e vogël që mund të ndodhë.
Për ironi, defekte janë duke pësuar ato linja të cilat janë vënë të reja dhe për të cilat janë shpenzuar miliona lekë. Kjo mund të shpjegohet me faktin se vendosja e linjës nëntokësore nuk është bërë si duhet, ose cilësia e kabllove është tepër e dobët, saqë nuk mban ngarkesën për të cilën është parashikuar. Pasojat e këtyre defekteve pasohen edhe me prishje të infrastrukturës, pasi për të riparuar defektet duhet të prishet asfalti.
Ndërkohë, pothuajse të gjithë drejtuesit e OSSH-së janë vënë në lëvizje për të gjetur defektin, me qëllim riparimin dhe sjelljen e ujit të pijshëm në shtëpitë e qytetarëve. Ndërsa drejtori i Ujësjellësit Shkodër, Engjëll Gjondrekaj, shprehet se defekti ka të bëjë me një djegie të kabllove nëntokësorë. Linja është katër kilometra e gjatë dhe duhet kontrolluar me pajisje speciale, për të gjetur ku ka ndodhur avaria. Pak orë pasi është ndërprerë energjia elektrike, i gjithë qyteti i Shkodrës ka mbetur pa ujë, pasi rezervuari i Tepes, që para pak javësh u inaugurua, çuditërisht ka mbetur pa ujë dhe kjo, sipas drejtuesve të Ujësjellësit, ka ndodhur sepse ka pasur shumë konsum gjatë natës së të premtes, kur në Shkodër kremtohej festa e Shënkollit. Në këtë gjendje, qytetarëve të Shkodrës u është dashur të blejnë ujin e pijshëm dhe të vrapojnë drejt burimeve natyrore për të siguruar ujë për nevoja të tjera.