Holandë, më pak drita të kuqe e marijuanë
Autoritetet e qytetit të Amsterdamit publikuan dje planin për mbylljen e disa shtëpive me drita të kuqe, dyqanesh seksi dhe baresh marijuane, në pjesën e qendrës së lashtë të qytetit, si pjesë e përpjekjeve për të larguar krimin nga kjo parajsë e turizmit. Autoritetet kanë vënë nën shënjestër bizneset që "gjenerojnë kriminalizëm", përfshi edhe kazinotë dhe të ashtuquajturat "Coffee shops", ku marijuana u tregtohet klientëve haptazi e pa kurrfarë pengese.