E Diel, 1 Nëntor 2026

Panama, kalon luftanija e parë ruse që nga viti 1945

Një anije luftarake ruse kalon nëpër Kanalin e Panamasë për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Admirali Çabanenko kishte kryer më parë manovra ushtarake të bashkërenduara me marinën venezueliane, të cilat përkuan me një tur të Presidentit rus Dimitri Medvedev në Amerikën Latine. Bashkimit Sovjetik iu ndalua kalimi nëpër kanalin 80 kilometra të gjatë në epokën e Luftës së Ftohtë. Korrespondentët thonë se kalimi i luftanijes shërben si veprim simbolik për SHBA-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›