A ka simetri midis ratseve "Basha" dhe "Alqiviadhi"
Sa herë që ndizen konfliktet e brendshme politike pa rregulla loje dhe në momente delikate për jetën e shteteve kombe të qytetëruara, kundërshtarët e momentit të konfliktit apo të ekzagjerimit të tij, nuk mund të mos përmendin në diskurset e tyre rastin e kahershëm dhe të mirënjohur historik të Alqiviadhit. Për t‘ia kujtuar apo treguar lexuesit që se mban mend rastin përgjithësues Alqiviadhi, do detyrohemi për një retrospektivë të shkurtër historike. Alqiviadhi ishte biri sharmant i një aristokrati që dukej se po zotëronte skenën athinase post-perikleane pas viteve 450 para Krishtit. Atëbotë, Athina kryesonte de facto Lidhjen e Delosit dhe zotëronte mbi vullnetin politik të ujdhesave të shumta të Egjeut dhe Jonit, përkundër Lidhjes së Peloponezit, e cila ishte nga ana e vet një organizëm politik i gjerë kontinental, kryesisht i qytet-shteteve dorike të Peloponezit. Dukej se lakedemonasit spartanë e zotëronin sterenë, ndërsa Athina ujin dhe dukej se lufta midis këtyre dy strukturave organizative politike e ushtarake goxha të gjera për kohën, nuk do të mbaronte kurrë. Por Sparta e frikshme dhe aristokratike në tokë duket se arriti që të bënte për vete një grup brenda rrathëve vendimmarrëse të demosit athinjot dhe ky grup presioni filloi të torturonte psiqikisht dhe të ulte aftësitë negociuese të Alqiviadhit brenda strukturës delikate dhe heterogjene të Lidhjes së Delosit. Kjo arriti kulmin kur Alqiviadhi, në krye të flotës athinjote, për shkak se nuk e kalonte dot Pontin për të dalë në Detin e Zi - nga sundimi pers mbi të - e ktheu vështrimin mbi qytetin rebel dhe neutral grek të Sirakuzës në Sicili, për të dhënë me këtë rast një mesazh force dhe mbijetese përballë aleatëve të tjerë të kërcënuar nga dhëmbët ushtarakë të Spartës. Në prag të nisjes, ithtarët e pushtetshëm spartanë të Athinës e thirrën për shpjegime me sokëllima kërcënimesh dhe akuzash korruptive mbi Alqiviadhin, i cili në një moment u tha kundërshtarëve të vet se "në se unë vendos në çdo moment të ndjek rrugën tuaj, ju përsëri mund t‘ju zhduk nga ato banka ku ngrefoseni me petkun e politikanit", duke ju kujtuar atyre se në se ai bëhej si ata tradhtarë me Spartën, kokat e tyre do të binin shumë lehtë si rezultat i çmimit më të ulët të tyre, në pazarin më të parë të Alqiviadhit me Spartën. Por në këtë rast, nuk do të kishte Athinë dhe vlera të saj (dhe në fakt kështu ndodhi kur ra Athina kryesisht për këtë shkak nën thundrën e Spartës, por ne nuk po merremi me këtë se s‘mund të ketë ngjashmëri totale).
Në kombet e ndryshme ka pasur momente të larmishme, jo plotësisht të ngjashme në kuptimin e tradhtisë së grupeve të brendshme, por në kuptimin e momentit të papërshtatshëm të shoqëruar me ekzagjerime të fenomeneve me ngjyrime jo fort të dallueshme. Raste të tilla ka pasur në Angli me kryeministra apo sekretarë të Jashtëm të ndryshëm, sidomos në periudhën viktoriane, apo rasti Drejfus, i cili e përçau humnershëm shoqërinë franceze në momentet e thekshme të rivalitetit franko-gjerman para Luftës së Parë Botërore. Po kështu, rastit "Alqiviadhi" i ngjan edhe ekzekutimi dhe shfarosja e grupit të ushtarakëve të lartë sovjetikë dhe Jagodas kur sapo po fillonte Lufta e Dytë Botërore. Edhe ky rast ishte një kapitullim i Stalinit para Hitlerit, duke ia bërë këtij si brerore heqjen dorë nga politika ksenofobike kundrejt nazistëve dhe projektimi i shinave rrëzëlluese në pamje të parë, të marrëveshjes Ribentrop-Molotov.
Pas gjithë kësaj tirade të gjatë, a ka interes dhe a mund të ngjasë te ne një rast "Alqiviadhi"? Natyrisht që ne nuk kemi imunitet, veçanërisht se jemi një komb i vogël dhe nën trysni ku me mënyra nga më të ndryshmet, na imponohet të zbatojmë strategjinë "Alqiviadhi" sa herë që në axhendë del çështja e formimit të shtetit kombëtar shqiptar. A duhet të rrimë indiferentë në këto momente të vështira apo duhet t‘i arsyetojmë ato publikisht, drejt e me kahje nga interesat kombëtare?
Ka mbi 150 vjet që është elaboruar një politikë strategjike ballkanike kundër vullnetit të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre kombëtar që me J. Koletin në Greqi dhe I. Garashaninin në Serbi. Ky elaborim mban frymëzimin dhe konfirmimin e një fuqie të madhe, si Rusia, për të cilën Sazonovi, ish-ministri i Jashtëm rus, e ka shprehur hapur në prag (por edhe në vitet e para të Luftës së Parë Botërore është shprehur i pa penduar dhe gjithë ngazëllim për këtë vendim) se nuk do të hezitonte t‘i hidhte si çmim armatat e carit dhe gjithë Evropën në një banjo gjaku, midis të tjerash, për të mos lejuar daljen e asnjë cope të sofrës së Ballkanit nga suzereniteti ruso-sllavo-ortodoks. Dhe kjo politikë vazhdon edhe sot, kur kryefjala e të gjithë shqiptarëve dhe e miqve të tyre mbetet zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe në një kohë kur në axhendën e afërt të zotit Basha ngelet "Sirakuza"-Kosovë dhe negocimi për të, së shpejti, me vendet e lëkundura perëndimore dhe ato arabe. Nuk jam dhe nuk ka se si unë të jem një ithtar i verbër i disa cilësive premtuese politike të Lulit, të cilat ai i ka shpërfaqur sidomos në kohën e KOP-it, organ i cili, për hir të së vërtetës, ishte një mjet i zgjedhur që PD-ja të mbërthente me ngazëllim "gjarprin" e domosdoshëm të pushtetit. Madje mua as që më ka rënë ndonjëherë rasti ta shoh nga afër z. Basha. Por nuk më duket se korrupsioni i keq e shkatërrues i aseteve ekzistuese që ka pasur dhe ka vendi në disa momente (kujtoni rastin e tajfunit artificial të thashethemnajës të pa kundërshtuar nga qeveritarët në prag të privatizimit të Bankës së Kursimeve në vitin 2003 për kinse falimentimin e saj, me qëllim. që të tërhiqeshin nga paniku depozitat dhe asetet e saj të grabiteshin në rrëmujën e privatizimit, apo tharjen e Liqenit kur "Pilati" sylakmitar nuk mund t‘i lante dot duart as me ujin e Lumit Jance apo Lumit të Verdhë, apo vjedhja e stoqeve bankare në ar të thesarit në Krrabë), mund të krahasohet me rastin hipotetik të një "korrupsioni hipotetik" ndërtues si ai i rrugës Durrës-Kukës, për të cilin akuzohet z. Basha. Po të shikohet me kujdes, në mbështetjen propagandistike ndaj goditjes së ministrit të Jashtëm, krahas vektorit të zbehtë të disa zyrtarëve nga vetë radhët e qeverisë dhe të PD-së (kjo bëhet kryesisht për shkaqe të brendshme politike, dhe duket se prokuroria po merret vetëm me hartuesin e tenderit dhe jo me zbatuesit dhe disbursuesit e fondeve "të korruptuara" mbas largimit të z. Basha si ministër Transportesh) ka një strategji të PS-së dhe një tharm të saj substancial bizantinist apo bisht pro sllav të ardhur nga era e komunistëve shqiptarë, të krijuar në epruvetën serbo-malazeaze të viteve 1940-‘60-‘90. Ky bisht natyrisht që e ka zgjatimin e vet te rrathët e dyta të organit të pa strukturuar dhe të korruptuar të akuzës apo te pjesa e saj fraxhile dhe naive, që nuk e kupton se këtu bëhet fjalë për prioritetin e sensit të orientimit të vendit. Sa herë që Kosova ka pasur përpara një mundësi për të ecur sipas vullnetit kombëtar, në Shqipëri (vet)vritet një Kryeministër (M.Shehu), vritet një tribun (A.Hajdari) apo kërkohet të largohet një ministër i Jashtëm vezullues, koherent dhe properëndimor në aulat e Perëndimit, si Lul Basha. Po kështu, edhe eliminimi i P.Dumes dhe H.Cakos më 1974 nga E. Hoxha duket si një rast Alqiviadh për t‘i bërë qejfin Greqisë, e cila sapo kishte çelur ambasadën në Tiranë dhe zëvendësimi i tyre me minoritarin K. Mustaqi. Duket se mundësitë e rastit "Basha" janë që ai të jetë një Alqiviadh, mundet që dikush do që këtë figurë ta modelojë edhe si një Shakashvil në sininë ruse, ose ai të jetë një i korruptuar që më tepër se te xhepi i qeverisë shqiptare, i ka futur duart në "xhepin" e "Bechtel" (gjë që duket si goxha e pamundur). Mund të pyetet, pra, se a ka qenë i korruptuar L.Basha në rastin e rrugës Durrës-Kukës? Lul Basha nuk ka imunitet ndaj të qenit i korruptuar, ashtu si të gjithë ata vdekatarë të cilët janë korruptuar në Shqipëri, ashtu siç mund të jetë një zyrtar shumë i devotshëm si dhjetëra të tjerë që nuk i ka trembur dhe nuk i tremb tringëllima e arit në këtë administratë dhe në administratat e tjera shqiptare të çdo kohe (natyrisht që këta janë më të pakët, por ama vërtet ekzistojnë). Mund të pyetet gjithashtu se përse Kryeministri nuk e shkarkoi dhe nuk po e lëshon këtë ministër të akuzuar? Unë gjykoj se në se z. Berisha beson se vartësi i vet i akuzuar është një zyrtar korrekt, ai nuk duhet ta lëshonte një lojtar me fytyrë perëndimore dhe të talentuar në dhëmbët e fatit dhe të makinës propagandistike bizantiniste për të sjellë një shembull të keq ndaj të gjithë politikanëve modernë, perëndimoristë dhe trendy. Ndonjë lexues edhe mund të buzëqeshë me këto arsyetime me targete nga jashtë-brenda, por do të mjaftonte t‘i kujtonim se sipas një deklarate nga zoti Mesiç, Millosheviçi kishte caktuar p.sh., një fond prej 10 milionë $ si shpërblim për t‘i mbyllur gojën J.Dioguardit në SHBA. Po kështu dihet se si deklaroi njëherë zoti Zhulali se vetëm në Dibër ka pasur mbi 3000 bashkëpunëtorë me pagesë ndaj Shërbimit Sekret Jugosllav (serb). Busulla rozë e ka mbështetur arsyetimin e vet strategjik dhe oponencën e saj kryesisht jo tek alternativat e saj opozitare (dhe për këtë mendoj se do t‘i humbasë përsëri votuesit dhe zgjedhjet e 2009-ës, anipse nanurisen në iluzionin e mbështetjes së stafit të ri të Presidentit Obama), por te gabimet apo aksidentet e kundërshtarit, duke i parë ato me një tejqyrë orientale e aspak funksionale. P.sh., i pari është rasti "Basha", trajtimi i të cilit nga PS-ja (kujtoni daljen e neveritshme për këtë çështje të një zyrtareje të PS-së edhe Ditën e Flamurit, kur ajo më tepër duhej të jepte shpjegime si zyrtare e Bashkisë se përse e kishte lënë kryeqytetin pa asnjë flamur kombëtar në ditën e festës zyrtare) është një lakmues antikombëtar dhe antiamerikan për rrugën Durrës-Kukës; së dyti është tragjedia e Gërdecit, e cila në thelb ka më tepër se luftën kundër korrupsionit, merakun kundër aleancës dhe ndërveprimeve të qeverisë me SHBA-në në fushën ushtarake dhe atë të sigurisë për një rend të ri botëror; së treti rasti "Fazlliç", i cili ishte një flluskë sapuni që kishte lidhje më së shumti vetëm me organet tatimore dhe që edhe ky kishte një orientim antiperëndimor për deri sa kishte si objektiv një propagandë të gjerë jo kundër Fazlliçit dhe qeverisë blu, por kundër Tom Ridge, këshilltar për Çështjet e Sigurisë të Presidentit Xh.W.Bush (si dhe këshilltar i z. Berisha) në kohën e shpalljes së luftës antiterror pas rrëzimit të kullave binjake më 2001. Mesazhi nga prishja e imazhit të z. Ridge do të thoshte prishje të imazhit amerikan dhe në këtë mënyrë të aleatit strategjik të gabuar të zgjedhur nga shteti shqiptar. P.sh. socialistët shumë mirë mund ta kishin vendosur theksin te mungesa e ambasadorit në Kosovë pas refuzimit të z. Islam Lauka (edhe pse ata e kanë theksuar këtë fakt zbehtë, nëpërmjet znj. A.Dade, ish- ministre e Jashtme e PS-së) për këtë post, në se do të donin të tregonin një gjest domethënës në ngritjen e stekës së bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, apo të kërkonin kushte optimale për ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Zoti Rama, me stafin e vet, mund të ndihmonin në taktika të përbashkëta me stafet e tyre të specialistëve, si dhe ndërmarrjen e tureve për t‘i dhënë ndihmë dhe për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Para kësaj lëvizjeje, z. Rama ndërmori sipërmarrjen dyvjeçare të rritjes së rendimentit të specave në fshatra si dhe taktikën për zaptimin për pallate shumëkatëshe të territorit të përbashkët të atyre qytetarëve tiranas që s‘kanë vila në bregdet, - Liqenit Artificial.
Nuk mendoj se çështja e rrugës Durrës-Kukës duhet mbyllur në se aty organet e specializuara gjykojnë se ka çështje serioze korruptive, edhe përkundër qëllimit të mirë dhe kahut të drejtë të hedhjes së spirancës për të zënë tokë të fortë për interesat e anijes së kombit tonë nga ana e ish-ministrit të Transporteve në kohën e zgjidhjes dhe fillimit të punimit për kryeveprën e infrastrukturës shqiptare të rrugës Durrës-Kukës. Por jo në këtë moment kur kryefjalë është fati dhe ardhmëria e integritetit të Kosovës. Çdo qytetar i devotshëm do të dyshonte se me dashje apo pa dashje, objektivi tani që rruga po mbaron, nuk është më ndalimi i ndërtimit të saj, siç ishte para dy vjetësh, por ndalimi i precedentit properëndimor të qëndrimeve të zyrtarëve të ardhshëm të administratës shqiptare, si dhe mosbashkimi me "Sirakuzën" Kosovë.