Tropojë, shiu shemb shkolla e shtëpi
Prej disa ditësh, në Komunën Margegaj të rrethit të Tropojës vazhdon një situatë emergjente, për shkak të motit të keq dhe stuhisë. Bilanci i dëmeve të reshjeve të fundit janë tri banesa fshatare të rrënuara plotësisht, si dhe një shkollë 9-vjeçare në fshatin Dragobi. Tre fshatra të komunës janë prej disa ditësh pa energji elektrike, ndërsa gati të gjitha rrugët rurale të brendshme të komunës janë bërë të pakalueshme dhe aktualisht transporti kryhet me kafshë.
Rreth 80 nxënës të shkollës 9-vjeçare të fshatit Dragobi kanë mbetur pa mësim, pasi godina e shkollës është shembur para dy ditësh nga reshjet dhe stuhia. Mësues të shkollës pohuan me telefon se shembja e shkollës kishte ndodhur gjatë orëve të natës, kështu që nxënësit kanë shpëtuar për mrekulli. "Kur shkuam në mëngjes në shkollë e gjetëm të shembur", tha një mësues, duke shtuar se e gjithë baza materiale ishte dëmtuar në shi. Autoritetet vendore ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për nxënësit e mbetur pa shkollë. Kryetari i komunës, Rexhë Biberaj, tregon se pushteti vendor nuk ka asnjë mundësi financiare për të zgjidhur qoftë edhe provizorisht çështjen e shkollës së shembur. Por, ai tha se në kuadër të një bilanci të përgjithshëm për dëmet e shkaktuara nga stuhia e këtyre ditëve, i është kërkuar qeverisë të dërgojë ndihma. Godina e shembur kishte qenë një kullë dykatëshe e adaptuar në shkollë, e cila për disa vite nuk kishte paraqitur probleme. Por disa net më parë stuhia kishte prishur çatinë dhe më pas ishin shembur edhe muret.
Stuhia e këtyre ditëve ka shembur edhe një numër banesash në fshatrat e Komunës Margegaj. Në fshatin Valbonë, rrebeshi i shiut ka rrënuar plotësisht shtëpinë e Sali Selimit, duke rrezikuar jetën e tetë familjarëve, po ashtu në fshatin Rragam është shembur banesa e Mark Luigjit, duke dëmtuar gjithçka që kanë pasur në shtëpi, ndërsa në fshatin Markaj shtëpia e Shpend Toskës. Një numër banesash, siç tregojnë banorët, janë plasaritur, duke u bërë të pasigurta, por siç pohon kryetari i Komunës, Biberi, më problematike janë pikërisht familjet e mbetura nën qiell të hapur. Biberaj tha se komuna kishte strehuar provizorisht në një shkollë të Valbonës dy nga familjet e mbetura pa strehë.
Banorët tregojnë se gati të gjitha rrugët e brendshme të komunës janë bllokuar nga shembja e dherave dhe rënia e gurëve nga skarpatet. Komunikimi bëhet vetëm në këmbë, apo me kafshë. Vetë komuna mësohet të ketë organizuar dje një karvan me mushka për të dërguar në fshatrat e izoluar disa furnizime bazë. "Ne po përjetojmë një situatë emergjente", tha një banor i Margegajt, këshilltar i komunës. Ai përmendi edhe faktin se gjatë stuhisë ishin rrëzuar një numër linjash të tensionit të mesëm, duke lënë pa drita pjesën më të madhe të zonës. Nga një llogaritje e përafërt e dëmeve të shkaktuara prej reshjeve të fundit në Margegaj, del se duhen rreth 6 milionë lekë të reja për të kaluar situatën e krijuar.