Tafaj: Këtë vit janë hapur 120 profile të reja studimi
Rritja e pagave të arsimtarëve, ndërtimit dhe rikonstruksionit të
shkollave e konvikteve, ngritja e kabineteve të informatikës, që do t‘u ofrojë mundësinë nxënësve të lundrojnë në internet, janë disa nga reformat që janë realizuar gjatë këtyre 3 vjetëve.
Këshilltari i Kryeministrit, Myqerem Tafaj, ka renditur dje disa nga pikat që, sipas tij, kanë sjellë përmirësim të sistemit të arsimit. "Për herë të parë nga kjo qeveri, si dhe në bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë, kanë filluar të zbatohen plotësisht ciklet, ose nivelet e studimeve në përputhje me sistemin e Bolonjës", tha Tafaj. Sipas tij, në të gjitha shkollat e larta, universitetet publike e private, sot niveli i parë i studimeve bëhet sipas sistemit të Bolonjës. Këtë vit akademik, në arsimin e lartë publik janë hapur 120 drejtime dhe profile të reja studimi në nivelin master dhe kanë filluar studimet 4 mijë të rinj e të reja shqiptarë. Buxheti i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vitin 2009 është 2.2 herë më i lartë se në vitin 2005, ku për herë të parë arsimi i lartë shqiptar ka 100 milionë dollarë buxhet. Në kërkimin shkencor ka 6 milionë dollarë, ndërkohë që në vitin 2005 ishin vetëm 800 mijë dollarë.