Defekti në Fushë-Kuqe lë pa ujë Durrësin
26/05/2009 Protestojnë banorët, riparohet nënstacioni elektrik. Pritet investim në Kënetë
DURRES- Nënstacioni elektrik që vë në punë pompat e fuqishme në stacionin e pompimit të ujit të pijshëm në Fushë-Kuqe ka lënë pa ujë disa lagje në Durrës. Ka qenë një avari në nënstacionin e KESH-it që ka stakuar pompat në këtë vendburim nga ku marrin ujë më shumë se 400 mijë banorë nga Kruja e Fushë-Kruja e deri në fshatrat më skajor të Durrësit së bashku me zonën bregdetare të Plazhit, Shkëmbit të Kavajës e pjesërisht Golemit.
Mungesa e ujit
Në fundjavë në lagjen numër 15, 16, 17 dhe 18 ka munguar gjatë gjithë ditës uji i pijshëm. “Ka pasur avari në Fushë Kuqe ku edhe është stakuar furnizimi me energji”,-ka thënë drejtori i ujësjellës-kanalizimeve sh.a, ing. Agron Islami. Sipas tij qendra e qytetit, pjesa më e madhe e lagjeve dhe disa institucione të ndryshme si spitali, bashkia, policia etj. është furnizuar nga rezervat e depove. “Situata është kapërcyer dje në mëngjes menjëherë pasi KESH-i realizoi ndërhyrjen e saj në riparimin e defektit në nënstacionin që furnizon stacionin e pompave në Fushë-Kuqe”,-ka pohuar drejtor Islami. Por kjo situatë nuk ka kaluar pa lënë gjurmë pasi një pjesë e banorëve kanë bërë protestë. Më të ndëshkuar në të tilla rate janë banorët e Spitallës, Porto Romanos dhe Kënetës, pasi ata nuk kanë asnjë burim pranë për të mbushur së paku ujë për të pirë e për të larë. Në drejtim të Porto Romanos shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve realizoi një investim të rëndësishëm më shumë se një vit më parë duke shtrirë tubacionin e ujit dhe duke vendosur çezma publike. Por në asnjë nga çezmat dhe rubinetet e tyre nuk rrjedh më ujë pasi ato janë dëmtuar në mënyrë të qëllimtë.
Investimi në Kënetë
Më fillimin e javës që do të vijë do të nisë së zbatuari projekti për shtrirjen e tubacioneve të ujit të pijshëm në të gjitha skolinat e Kënetës. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i shoqërisë së ujësjellës-kanalizimeve sh.a ing. Agron Islami. Janë plot 1.5 milionë dollarë që janë tenderuar tashmë dhe që ditën e hënë do të nisin së zbatuari në terren të projektit. “Bëhet fjalë për sistemimin e rrjetit të ujit të pijshëm nga skolina numër 6 deri në skolinën 14. Prej disa kohësh është folur e thënë se ujësjellësi kishte projektuar një investim të tillë, por vetëm dje, projekti në fjalë ka marrë mbështetjen e komisionit përkatës. Brenda 90 ditëve, që rezultojnë të përkojnë me afrimin e vjeshtës do të përfundojë ky investim. “Tani gjithçka është gati për të nisur hapjen e rrjetit kryesor si dhe rrjeteve dytësore përgjatë skolinave”,-u shpreh ing. Seseri. Skolinat do të lidhen mes tyre me anë të një tubi 200 mm, përgjatë çdo skoline tubacioni do të jetë 110 mm dhe nga nyja kryesore në ato dytësore do të shtrihet tubacion 63 mm. Nga skolina 1 deri në skolinën numër 4 ka përfunduar shtrimi i rrjetit të ujit të pijshëm që ende ka probleme për shkak të keqadministrimit nga vet komuniteti. Ujësjellësi ka marrë përsipër që edhe për skolinat e tjera, nisur edhe nga gatishmëria e vet banorëve, të realizohet një infrastrukturë e plotë. Pas shtrimit të disa rrugëve me çakëll, pastrimit të kanaleve të mëdha, heqjes përfundimisht të rrjetit merimangë të tubave të ujit të pijshëm dhe të shtyllave të tensionit të mesëm, në Kënetë është investuar në shuma të mëdha edhe për ujin e pijshëm.