Gërdeci, familjarët kërkojnë largimin e tre gjyqtarëve
26/05/2009 Të afërmit e viktimave i kërkojnë përjashtimin kryetares së Gjykatës së Lartë
TIRANË- Familjarët e tragjedisë së Gërdecit nuk tërhiqen. Edhe pse tashmë çështja është ndarë në tre pjesë ata kërkojnë të shkojnë më tej. Nuk duan kurrsesi t’ia falin shkallës s më të lartë të gjyqësorit përjashtimin e padisë civile nga ajo penale dhe dërgimin e saj në një kolegj civil të shkallës së parë. Familjarët i janë drejtuar dje Gjykatës së Lartë me një shkresë me anë të së cilës duan me çdo kusht përjashtimin e trupit gjykues të drejtuar nga Besnik Ymeraj, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri. Për familjarët e goditur nga tragjedia kjo treshe gjyqësore ka konflikt interesi dhe nuk mund të jap vendimin për veçimin e çështjes. Ndërkohë që familjarët kanë sjellë ndërmend edhe çështjen e rëndë të 2 prillit në Shkodër. Kërkesën e kanë firmosur dhe depozituar më pas familjarët e 18 viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Ata kërkojnë përjashtimin e tre gjyqtarëve. Jo vetëm anshmëria është kusht në këtë kërkesë, por edhe konflikti i interesit. Familjarët janë të bindur se gjyqtarët nuk janë treguar të drejtë në dhënin e vendimit duke kujtuar se nuk do ta lenë deri këtu këtë çështje. Ata shprehen se nuk do të falin gjakun e të vrarëve në atë tragjedi dhe trajtimin e çështjes sipas interesave të caktuara. Largimin e Besnik Imerat e ka kërkuar edhe Prokuroria e Përgjithshme me fillimin e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë, por një gjë e tillë është hedhur poshtë. Gjykata është shprehur se nuk ka konflikt interesi kur në mes është shoqëria sepse të gjithë avokatët janë të lidhur me prokuror dhe gjyqtar dhe në këto raste do të duhej që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të mos e kryenin detyrën e tyre. Familjarët kërkojnë gjithashtu nëpërmjet avokates edhe vëmendjen në këtë çështje të kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ndonëse zonja Beçaj e rrëzoi një kërkesë të njëjtë të Prokurorisë për largimin e treshes nga kolegji i Gërdecit. Duke qenë se Gjykata e Lartë të premten vendosi që familjarët e viktimave të tragjedisë do të jenë pjesë e një procesi civil dhe jo palë në atë ku janë të pandehurit, të dëmtuarit theksojnë se është e drejta e tyre kushtetuese për të qenë palë edhe në procesin penal. Ata sjellin si shembull praktikën gjyqësore të çështjes së masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër. Familjarët e pishtarëve të demokracisë Arben Brozi, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu ishin palë në procesin penal, duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës dhe procedimin e fajtoreve. Kërkesa u depozitua nga një avokate nga Shkodra Blreta Kraja, e cila mbron interesat e familjarëve. Duke kërkuar dënimin e fajtorëve edhe familjarët e tragjedisë theksojnë se “si të dëmtuar , trashëgimtarë të viktimave do të vijojmë të jemi palë në procesin penal ku kërkojmë procedimin e fajtoreve”.
Ankesa ndaj trupit gjykues
Vetëm pak ditë më parë gjykata vendosi të ndajë çështjen e tragjedisë së 15 marsit 2008 në tre pjesë. Fatmir Mediu është i vetmi që do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që të tjerët pjesëmarrës në akuzë në këtë proces do të gjykohen në shkallën e parë të gjyqësorit. Përfaqësuesja ligjore e familjarëve, Blera Kraja, tha se do të verifikojë vendimin përfundimtar dhe nuk do të pranojë që Gjykata e Shkallës së Parë të verifikojë padinë për dëmshpërblim, por do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për në unifikim të këtyre vendimeve. Në një deklaratë pas seancës avokatja tha se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, madje për këto kërkesa do t’i drejtohet edhe gjykatës së Strasburgut. Por reagimi i avokates Kraja nuk ka qenë i vetmi. Menjëherë pas vendimi të Kolegjit Penal që vendosi delegimin e dosjes në gjykatën e Tiranës, disa familjarë kanë lëshuar akuza ndaj këtij trupi gjykues, i cili, sipas tyre, po luante me gjakun e të afërmve të tyre. Është dashur ndërhyrja e disa punonjësve të Gjykatës së Lartë që situata të normalizohej, por menjëherë sapo kanë dalë nga salla dhe kanë shkuar në korridor sërish janë lëshuar akuza ndaj trupit gjykues.