E Martë, 3 Nëntor 2026

“Defender Europe 25”, Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përfundon stërvitjen në disa disiplina

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Forcat ushtarake të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë përfunduan stërvitjen në kuadër të “Defender Europe 25”.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau në rrjetet sociale momente nga aksioni i Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, që mori pjesë në këtë stërvitje e cila përfshin disa disiplina.

“Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë përfundoi me sukses stërvitjen me stacione në kuadër të “Defender Europe 25””, shkroi Vengu.

Forcat ushtarake shqiptare janë pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2025”, që është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor.

1 nga 6

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›