E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i sigurimeve, i sigurt

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndjekur zhvillimet e fundit në tregun grek të sigurimeve në lidhje me revokimin e licencës së disa shoqërive greke të sigurimit. Duke marrë shkas nga prania e interesave të tyre në tregun shqiptar të sigurimeve, AMF siguron opinionin publik se, tregu shqiptar i sigurimeve paraqitet në gjendje të shëndoshë financiare dhe nuk pasqyron pasojat e vërejtura në vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe Greqinë. Kapitali minimal për çdo shoqëri është 370 milionë lekë (3 milionë euro), në nivelin e kërkuar nga direktivat e BE-së, i

investuar tërësisht në depozita në sektorin bankar shqiptar dhe në bono thesari të qeverisë shqiptare. Ky kapital garantohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe mund të preket nga

shoqëria e sigurimit vetëm me autorizim të tij. "Kuadri ligjor shqiptar siguron mbrojtje substanciale për shoqëritë vendase

të sigurimeve dhe konsumatorët. Aktiviteti i shoqërive të sigurimit është i përqendruar në shumicë dërrmuese në territorin shqiptar, dhe i fokusuar në produktet tradicionale, afatshkurtra, të sigurimit të jo-jetës dhe jetës", thekson AMF-ja. Tregu shqiptar i sigurimeve nuk ofron produkte afatgjata apo të komplikuara financiare që lidhen me skema investimi apo transferimi të riskut, që kanë përbërë dhe thelbin e krizës financiare botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›