E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i pronave 30 dite afat per aplikimin

Brenda 30 ditëve të gjithë personat që pretendojnë të marrin kompensim financiar për pronat e tyre do të mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Krerë të agjencisë bëne me dije se fondi prej 1 miliard lekësh është në dispozicion për aplikuesit.

"Fillon procedura e shpërndarjes së fondit të kompensimit në të holla për pronarët e pasurive të njohura për kompensim. Ftojmë të gjithë subjektet e interesuara që duke filluar nga dita e hënë të paraqiten në agjencinë e kthimit dhe kompensimit të pronave për të plotësuar aplikimet e tyre. Kujtoj, subjektet që aplikojnë për herë të parë duhe të paraqesin përvec vendimit me të cilin është njohur e drejta për kompensim, prokurën e posacme nga të gjithë trashëgimtarët dhe subjektet e shpronësuar ku të jetë autorizuar personi që vepron në emër dhe për llogari të tyre, që të paraqes në agjenci numrin e llogarisë dhe të ketë të drejtën të tërheqë para në emër të tyre. Fondi në dispozicion për këtë procedurë është 1 miliardë lekë dhe sic e dini risia është që sipërfaqja varion në varësi të madhësisë së sipërfaqes së njohur për kompensim, nga 200 m2, në 600 m2. Procedura e pranimit të aplikimeve do të zgjasë për 30 ditë", tha Elvis Cefa, kreu i AKKPS-së.

Veç përcaktimit të masës së kompensimit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka shqyrtuar dhe me mijra raste kur kompensimi është bërë me të padrejtë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›