E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i “ngecur” nga 2004, kostoja 100 milionë euro

Bashkia e Tiranës nuk do të jetë e vetmja financuese për ndërtimin e tramvajit në kryeqytet. Sipas projektit të saj, “vlerësimet paraprake me ekspertët tanë më të mirë vendas dhe të huaj, tregojnë se Tram Tirana do të jetë një projekt madhor dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin e Tiranës, me rreth100 milionë euro investime për ngritjen dhe vënien në funksionim të 20 km të rrjeti të ri hekurudhor urban të TramTirana, duke përfshirë stacionet, mjetet, infrastrukturën etj. Për të financuar këtë projekt, Bashkia e Tiranës thotë së ka krijuar një model serioz financimi, ku modeli i financimit dhe menaxhimit të shërbimit parasheh një bashkëveprim në financim midis: Bashkisë së Tiranës - Bashkimit Europian (fondet strukturore)-dhe partneritetit publik-privat. Sipas Bashkisë, shërbimi do të jetë i përballueshëm nga qytetarët, sepse do të aplikohen subvencionet dhe tarifat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›