Deficiti tregtar vijon të rritet në maj
Deficiti tregtar i Shqipërisë vijoi të rritet gjatë muajit maj për shkak se rënia e fortë e eksporteve nuk u shoqërua me rënie po aq të fortë të importeve, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara dje. Përkundrazi, importet në maj qëndruan papritur më lart se një vit më parë.
"Në muajin maj të vitit 2009 u eksportuan 8.2 miliardë lekë mallra, me rritje 5.7 për qind në krahasim me muajin prill 2009 dhe ulje 19 për qind në krahasim me muajin maj 2008. U importuan 37.7 miliardë lekë mallra me rritje 11.5 për qind në krahasim me muajin prill 2009 dhe rritje 2.8 për qind në krahasim me muajin maj 2008. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29.424 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 13.2 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 11.2 përqindësh krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008", - tha INSTAT.
Përqindja e mbulimit të importit me eksporte rezulton më e ulëta që nga viti 2000, si pasojë e vijimit të konsumit të lartë të qeverisë përmes projektit të rrugës Durrës-Kukës.
Konsumi i popullatës në rënie
Importi i grupit "Ushqim, Pije, Duhan" u reduktua me 9.5 për qind gjatë pesëmujorit të këtij viti, ndërkohë që importi i lëndëve djegëse u reduktua me 32 për qind. Reduktimi në këto dy grupe i dedikohet njëkohësisht edhe rënies së çmimeve dhe rënies së kërkesës. Por nga ana tjetër, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, si dhe importi i makinerive e pajisjeve vijoi të rritet me rritëm marramendës. Të dyja këto grupe u ndikuan para së gjithash nga investimet e qeverisë, për shkak se sektori privat i ndërtimit prej shumë muajsh ka ndërprerë investimet për shkak të rënies së dukshme të shitjeve.
Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 63.6 për qind gjatë majit. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 60.2 për qind dhe importi 27.6 për qind, kurse me Greqinë eksporti është 7.7 për qind dhe importi 13.3 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austria, Gjermania, Kina, Kroacia, Spanja, etj., dhe për importin Gjermania, Greqia, Italia, Kroacia, Zvicra, etj.
Në muajin maj 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3.2 miliardë lekë, duke zënë 8.5 për qind të totalit të importit. Krahasuar me prill 2009, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 18.3 përqindësh. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (49.9 për qind).