Klorinim i ujit, shtim i kontrolleve ushqimore
Stina e nxehtë e verës ka shtuar rrezikun e një sërë sëmundjesh infektive në Fier, duke marrë shkas edhe nga niveli i lartë i ndotjes, që është prezent në këtë rreth. Fieri është i 3-ti në vend për nga ndotja e mjedisit. Autoritetet kanë shtuar inspektimet, si dhe ndërhyrjet në vendet me precedentë të lartë ndotjeje. Ato përfshijnë kontrollet e ushqimeve nëpër pikat ambulante në Fier, si dhe mbajtjen nën mbikëqyrje të pikave të ndotura, si fusha e hedhjes së mbeturinave urbane dhe inerte, apo objektet publike dhe spitalore.
Uji i pijshëm, një nga shqetësimet e përhershme të banorëve të Fierit, duket se këtë vit do të ketë një tërheqje të vëmendjes. Ankesat, që kanë ardhur nga banorë të ndryshëm të Fierit për ndotje të ujit të pijshëm edhe gjatë stinës së verës dhe jo vetëm në dimër, kanë bërë që urdhëresat për këtë pikë të jenë më të prera. Një urdhër i posaçëm ka mbërritur ditët e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Institutit të Higjienës në Tiranë, si në bashkinë e qytetit, ashtu dhe në Drejtorinë e Shëndetit Parësor. Një urdhëresë e tillë ka vënë në lëvizje të gjithë sektorët e këtyre institucioneve, që të kenë nën mbikëqyrje të plotë dhe të kërkojnë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit një klorinim në nivelet e duhura të burimeve nga ku furnizohet qyteti i Fierit. Për këtë janë shtuar pikat e kontrollit në të gjithë qytetin. Sipas shefit të zyrës së pastrimit në Bashkinë Fier, Arban Burda, nga kjo drejtori janë marrë masat për klorinimin e të gjitha vendeve të hedhjeve të mbeturinave në qytet, si dhe në vendgrumbullimin e tyre në hyrje të Fierit, në vendin e quajtur Vija e Ngjalës.