Virusi AH1N1, kontrolli në aeroporte është pasiv
Frika nga rreziku i prekjes së vendit tonë nga gripi i derrit u fashit sapo kombëtarët e ndërkombëtarët sqaruan se deri në muajin shtator mund të rrimë të qetë. Nuk rrezikojmë të prekemi nga epidemia e aq më shumë pandemia e gripit të derrit, virusi AH1N1. Pastrimet e avionëve, transportit ajror, vazhdon punën duke respektuar të gjitha masat e higjienës lidhur me luftën e "shpallur" me mikrobet dhe viruset. Ndërkohë që specialistët e shëndetësisë nuk po tregohen të kujdesshëm për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, në mënyrë të veçantë ata që kthehen nga vendet e prekura nga virusi i derrit. Për më shumë, masat e kontrolleve në aeroport nuk janë intensifikuar më tej. Në një kohë kur aeroportet e vendeve fqinje, si Greqia dhe të tjera, kanë marrë vendimin për marrjen e sensorëve të temperaturës së trupit. Kjo do të thotë që sapo pasagjeri kalon në këto filtra, punonjësit e shëndetësisë pranë aeroporteve mund të kuptojnë nëse udhëtari ka një temperaturë trupore më të lartë se 37.5 gradë celsius. Nëse identifikohen raste të tilla, atëherë masat shkojnë më tej, duke e çuar pasagjerin për ekzaminime më të hollësishme, deri në izolim në rast nevoje.
Periudha e verës përkon edhe me fluksin e emigrantëve që kthehen në atdhe, dhe me rrezikun e shfaqjes edhe në Shqipëri të gripit të derrave. Por, pavarësisht deklaratave për marrjen e masave, në kufi raportohet se mungojnë kontrollet.
Në Rinas, pasagjerët, pavarësisht se mbërrijnë nga vende të ndryshme, disa prej të cilave të prekur nga virusi, nuk kontrollohen as formalisht. Në aeroport vijnë pasagjerë nga vende të ndryshme të botës ndaj dhe mbikëqyrja kërkohet të jetë e lartë. Alarmi për përhapjen e virusit AH1N1 është në nivelin e gjashtë, ndaj të gjitha vendet kanë ngritur struktura të posaçme për të frenuar përhapjen e shpejtë të këtij virusi si në aeroporte, ashtu edhe në pika të tjera kufitare.
Në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë i ka ngritur këto struktura, por ato nuk respektojnë me rigorozitet dhe në të gjitha rastet urdhrin e ministrisë, duke qëndruar pasive ndaj hyrjeve dhe daljeve të pasagjerëve në pikat kufitare.
Ministria e Shëndetësisë ka çelur një fond të posaçëm për të siguruar sasi të mjaftueshme "Tamiflu", në rast se në vendin tonë do të hyjnë persona të prekur nga ky virus. Por në fakt edhe përdorimi i "Tamiflu" është në diskutim, pasi ende edhe në vende të tjera nuk është specifikuar nëse ai duhet përdorur dhe sjell efekte ndaj gripit, pasi ka disa hipoteza se kjo lloj vaksine mund ta bëjë virusin rezistent.