E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine hyjne me force ne shtepine e mjekut. I rrembejne djalin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e hershme të mëngjesit banorët e lagjes “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Disa persona janë futur me dhunë në shtëpinë e mjekut Skender Zatriqi ku kanë rrahur bashkëshorten e tij, po ashtu mjeke, dhe pastaj i kanë rrëmbyer asaj nga dora djalin pesë vjeçar.

Situata duket të jetë zgjidhur gjatë pasdites, kur policia ka njoftuar me anë të një deklarate gjetjen e fëmijës. “Gjendja shëndetësore e tij është e mirë”, thuhet në njoftimin e policisë, ku saktësohet se për shkak të natyrës sensitive” të rastit, aktualisht nuk mund të bëhen publike detaje të hetimeve.Ngjarja ka ndodhur shumë pranë apartmentit ku aktualisht banon kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

 “Sipas informacioneve që ne kemi do të thotë një person në orën 7:30 ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë fëmijën. Në ato momente një femër,  konkretisht nëna e fëmijës ka provuar të rezistojë dhe është goditur me një mjet të fortë dhe ka marrë plagë në kokë. Personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes se bashku me fëmijën” tha Brahim Sadriu, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Policia thotë se nuk i di arsyet e sulmit ndaj familjes e as të rrëmbimit të djalit të tyre. Rasti i rrëmbimit është dënuar ashpër nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, institucion në të cilën punon çifti Zatriqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›