Deformimi i medias, një problem europian
Blendi Kajsiu
Mbipërqendrimi i medias shqiptare tek politika e ditës shmang vëmendjen nga një sërë problematikash të gjera sociale, që shpesh fshihen pjesërisht si pasojë e interesave financiare të grupeve mediatike. Një rast i tillë është problematika e punësimit, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Edhe pse ndërtimi është industria kryesore në Shqipëri, për punonjësit e këtij sektori pothuajse nuk flitet kurrë në media. Nuk flitet pothuajse fare për faktin që ata punojnë në të zezë dhe pa kontrata, të pasiguruar, që shpesh nuk paguhen, dhe që jo rrallë aksidentohen apo vdesin në vendin e punës. Në media ne kemi parë kryetarë partish që kanë dalë në mbrojtje të një pallati apo ndërtuesi, por ende jo një kryetar partie që ka dalë në mbrojtje të punëtorëve të pasiguruar, të pasindikuar, shpesh të papaguar dhe të aksidentuar, të ndërtimit. Arsyeja është e thjeshtë: një pjesë e mirë e medias financohen nga ndërtues që nuk është se kanë ndonjë dëshirë të madhe të krijojnë apo stimulojnë sindikatën e punonjësve të ndërtimit.
Në kushte të tilla debati se sa hapësirë duhet të kenë pronarët në media është i gabuar. çështja nuk shtrohet se sa hapësirë duhet të ketë kryeredaktori apo gazetarët në një media të caktuar. Për sa kohë media është pronë e një biznesi të caktuar herët a vonë ajo do kryejë funksionin për të cilin është ngritur. Strukturës dhe interesave të pronësisë nuk mund t’i vihen dot kufizime artificiale me ligj. Nëse media nuk i shërben biznesit që e financon, ajo thjesht do të vdesë.
Problemi real është struktura e financimit të medias, që tashmë buron pothuajse ekskluzivisht nga biznesi. Problemi real është se sot kemi një sistem, ku mediat nuk mund të mbijetojnë pa financime nga biznese të caktuara dhe kjo apriori e deformon rolin e tyre, duke i kthyer ato në agjenci të sofistikuara të marrëdhënieve me publikun dhe jo në institucione që synojnë informimin e tij. Kemi të bëjmë me një problem strukturor, që nuk zgjidhet duke prodhuar një ligj më shumë për mediat, siç na sugjeron BE-ja në raport-progresin e saj të fundit.
Në këtë pikë me siguri dikush do të thotë: po kështu është në gjithë botën? Ku me ‘gjithë botën’ nënkuptohet Perëndimi. Këtij ‘argumenti’ do t’i përgjigjemi thjesht dhe qartë: e po pastaj? Fakti që probleme të ngjashme ka edhe në Perëndim nuk do të thotë se ato thjesht duhen pranuar dhe nuk duhen zgjidhur. Ama zgjidhja nuk mund të vijë si deri tani, thjesht duke imituar Europën, pasi problemi është sistemik, pra prezent edhe në vendet me media më të zhvilluara dhe me traditë si Britania.
Roli deformues i medias Britanike doli në pah edhe gjatë zgjedhjeve të fundit, kur një pseudoskandal, ku ish-Kryeministri Gordon Braun e quajti një votuese ‘fanatike (bigoted)’, zuri shumë më tepër hapësirë mediatike sesa trajtimi i çështjeve themelore si rritja e ksenofobisë, apo ristrukturimi i sektorit financiar dhe bankar britanik. Në pamundësi për të trajtuar problemet reale të ekonomisë britanike si ristrukturimi i sektorit financiar dhe bankar (the City) ku ndërthuren interesa të fuqishme financiare, media britanike nxitoi të krijonte një ngjarje nga hiçi, ose bashkë me politikanët ta zhvendoste vëmendjen drejt problemeve “seksi” si emigracioni, ku ekzekutivi mund të bënte diçka. Edhe pse problemet me emigracionin janë shumë më tepër pasojë sesa shkak i problemeve ekonomike britanike.
Po kështu skandali i shpenzimeve parlamentare në Britani rreth një vit më parë, eklipsoi tërësisht diskutimin mbi shpëtimin e sektorit bankar nga Qeveria Britanike. Kështu për javë me radhë të gjitha mediat denoncuan shpenzimet qesharake të deputetëve dhe “harruan” mbi 50 miliardë sterlina që u shpenzuan për të shpëtuar bankat, teksa këto të fundit konfiskonin shtëpitë e shtresave të varfra, që nuk paguanin dot kreditë që bankat vetë kishin insistuar për t’ua dhënë. Kështu nën parullën e transparencës, media arriti që zemërimin popullor britanik që buronte nga dështimi i sistemit bankar dhe ekonomik ta kanalizonte tek politikanët, që në analizë të fundit mbeten marioneta të një sistemi ekonomik, që tashmë i ka dalë jashtë kontrollit.
Fatkeqësisht ngjarje të tilla në shtypin shqiptar janë pasqyruar dhe analizuar si shembuj të standardeve të larta mediatike dhe politike që duhen ndjekur nga Shqipëria. Kjo buron nga fakti se shpesh në media krahasimi me perëndimin synon të nxjerrë në pah prapambetjen tonë më shumë sesa të shpjegojë se ç’po ndodh në Perëndim. Në thelb qëndron premisa e vjetër që lindi pas rënies së komunizmit; “sa larg jemi ne, sa para janë ata (Europa)”. Ndaj ajo që po ndodh sot në Perëndim nuk trajtohet në mënyrë kritike apo analitike, por thjesht mekanike, për të thënë, rithënë, e stërthënë, se Shqipëria është shumë mbrapa dhe se ka shumë për të bërë që të bëhet si Europa. është një mënyrë të menduari, që çdo problem të Shqipërisë e shikon tek distanca e saj me Europën.
Problemi është se një qasje e tillë nuk arrin të kuptojë se tashmë shumë nga problemet tona burojnë nga fakti se gjithnjë e më tepër po i ngjasojmë Europës, e cila perfekte ka idealet por jo realitetet dhe aq më pak sistemet që u servir të tretëve si puna jonë. Sistemi mediatik shqiptar është rasti më tipik i këtij fenomeni. Mjafton të lexosh esenë e Pierre Bordieu Mbi Televizionin për të kuptuar se deformimi mediatik francez në thelb nuk ndryshon shumë nga ai shqiptar, edhe pse ky i fundit është pak më i shëmtuar dhe shumë më i varfër. Mjafton një njohuri e cekët e sistemit mediatik amerikan për të parë se sa i ngjashëm është ai si në strukturim edhe në deformim me sistemin tonë. Kjo tregon se shumë nga problemet me të cilat ne përballemi sot nuk burojnë nga fakti se ne nuk e kemi implementuar mirë sistemin që na është ofruar nga Europa, por sepse jemi treguar shumë të zellshëm, pak kreativë dhe aspak kritik në implementimin e tij. Nesër ndoshta do kuptojmë se Europa reale nuk është e njëjta gjë si Europa ideale dhe perfekte që ne kemi ngritur në mendjet tona. Ashtu si kuptuam dje se idealet socializmit dhe realitetet e tij ishin dy gjëra të ndryshme. Le të shpresojmë se kësaj radhe nuk do na duhen 50 vjet.