Vizat, diplomaci aktive apo intensive?!
Prof.Dr. Elmas Leci *
Tashmë që çështja e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Shqipërisë ka hyrë në një faze të re, në fazën e shqyrtimit për vendosjen përfundimtare pozitive, që sipas të gjitha gjasave për t’u dhënë dritën jeshile, diplomacia shqiptare me të gjitha bateritë kalon edhe ajo në një regjim të ri, në regjimin e punës intensive, duke u shndërruar me aktivitete të shumanshme nga diplomaci aktive në diplomaci intensive. Aplikohet kjo metodë me synimin madhor, realizmin e çështjes-liberalizimin e vizave. Vizat tashmë për shqiptarët masivisht nuk shikohen më si mundësi ikjeje nga Shqipëria, por si dinjitet, si një e drejtë lëvizjeje e lirë në kontinentin europian, banorë të të cilit jemi. Në një anketë verbale me studentet e Universitetit “Justiniani I”, më se 95 për qind e studentëve e shikojnë çështjen e liberalizimit të vizave si mundësi lëvizjeje dhe konsiderim të barabartësh. Në këto moment, mu kujtua një udhëtim i pothuajse një vit e gjysmë më parë, nga Franca në Shqipëri. Ishte prag Krishtlindjeje. Në udhëtim e sipër, në një ndërrim avioni, në aeroportin e Torinos qindra pasagjerë, më shumë shqiptarë, gra e fëmijë që ktheheshin për festime në vendlindje. Para sporteleve të çekin-it, radhë e kontrolle të imtësishme dokumentacionesh italiane, gjermane, franceze e nga dhjetëra vende që vinin shqiptarët, me lloj-lloj letrash, leje qëndrimesh që shoqëronin pasaportat e tyre të kuqe shqiptare. Koha e kontrollit nervozonte njerëzit, punëtorë të ndershëm shqiptarë që me një mijë mundime nxirrnin bukën në dhe të huaj, por edhe më shumë shokonte fëmijët, që mezi prisnin të takonin gjyshet e gjyshërit në Shqipëri. Paralel me rrugëkalimin e Geit-it tonë, pa asnjë vështirësi e të qetë, pa radhë e pa nervozizëm kalonin të gjithë ata që nuk kishin nevojë për viza, europianët e “privilegjuar”. ç’dallim! Neve (shqiptarëve) kontroll i imtësishëm, edhe mua me pasaportë diplomatike, pse të mos themi edhe dyshim. Të tjerët e BE-së apo kandidatë për në BE kalojnë lirisht pa viza, ndonëse të dy palët europianë, madje shqiptarët nga më të vjetrit e kontinentit, nga më vitalët e Europës, që sakrifikimin e tyre e vunë në kohën e të madhit Skënderbe në shërbim të mbrojtjes së vlerave qytetare europiane. Aktualisht nuk lejohen të udhëtojnë në Europë, vuajnë për një lëvizje të lirë! Por me gjasat e tanishme duket se i erdhi fundi edhe kësaj padrejtësie historike, rrjedhojë e farëkeqit komunizëm, falë kontributit të shqiptarëve të sotëm në plotësimin e standardeve të demokracisë, falë përkujdesit dhe gjykimit realist të Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe sigurinë e saj.
Të evidentosh rolin e diplomacisë shqiptare dhe veçanërisht e posaçërisht atë për misionin e saj determinant të kohës,integrimin, ku ingranohet pa diskutim edhe çështja e vizave, është një çështje e ndërthurur me shumë faktorë sa historikë aq edhe politikë, sa institucionale aq edhe ndërinstitucionale, sa kombëtare aq edhe ndërkombëtare. Nis ky rol i diplomacisë shqiptare në proceset e integrimit që në fillimet e vitit 1992, kur në mënyrë institucionale nga Parlamenti Shqiptar u bë kërkesa e parë për pranimin e Shqipërisë në NATO. Ky moment shënon edhe të parin integrim të Shqipërisë në strukturat perëndimore, integrim tashmë i realizuar i plotë në strukturat euroatlantike. Në integrimin euroatlantik, roli i diplomacisë shqiptare, pra vetëm i institucioneve diplomatike, pa evidentuar rolin e fuqishëm të strukturave të sigurisë, që padyshim ishte i konsiderueshëm, pasi ai krijoi besueshmërinë e strukturave ndërshtetërore të vendeve të ndryshme dhe lobingun e domosdoshëm në marrjen e vendimeve tepër të rëndësishme për jetësimin e procesit përfundimtar, pranimin e Shqipërisë në NATO.
Nëse Manfred Vërner ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, në vizitën që bëri në Shqipëri në mars të vitit 1993 shpalli orientimin gjeopolitik që “Shqipëria i përket Europës”, pasuesit e tij, Solana, Robertson e Shefer i zhvilluan më tej konsideratat për Shqipërinë. “është logjika historike që e bën atë (Shqipërinë) ta ndjejë veten në Europë” (Solana). “Besoj me të vërtetë në vlerat e popullit shqiptar dhe kam ardhur të tregoj gatishmërinë time për t’ju ndihmuar juve” (Robertson). “Anëtarësimi në NATO nuk vjen vetëm me vullnet të mirë, por janë disa standarde që duhen plotësuar. Nevojiten më shumë reforma politike dhe ushtarake, më shumë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëse populli shqiptar dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë politikanët duhet të punojnë për përmbushjen e standardeve.”(Shefer). Dhe ashtu u bë. Shqipëria plotësoi standardet, çka u shpreh në të gjitha vendimet e Parlamenteve të vendeve anëtarë të NATO-s, që ratifikuan dhe u shprehën njëzëri për pranimin e Shqipërisë në familjen e madhe euroatlantike. Padyshim që edhe roli i diplomacisë shqiptare ishte i rëndësishëm dhe aktiv e intensiv me institucionet euroatlantike dhe veç e veç me të çdo vendi anëtar i NATO-s.
Ajo që e diferencon integrimin euroatlantik në strukturat e NATO-s, nga integrimi europian në strukturat e BE-së, është diapazoni. Nëse integrimi euroatlantik ishte prioritet strategjik kryesisht i Forcave të Armatosura, gjë që nuk do të thotë se ishte vetëm angazhim i pastër në pikëpamje ushtarake, integrimi europian në strukturat e BE-së është angazhim më i gjerë dhe me standarde të tjera. Shqipëria ka bërë hapat e domosdoshme dhe është pjesë e sotme e integrimit europian. Prezenca shqiptare në Parlamentin Europian dhe në strukturat e tjera të BE-së, qofshin ato struktura politike apo ekonomike dhe të tjera, tregon se Shqipëria, me politikën e saj euroatlantike i është përgjigjur dhe vazhdon të plotësojë hap pas hapi kërkesat e standardet europiane. Në procesin e integrimit europian dhe për përkushtimin që ka Shqipëria veç anës diplomatike të çështjes, funksionojnë edhe një seri organizmash të tjera ndihmëse me veprim të përkohshëm e të përhershëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Veç institucionit bazë të diplomacisë shqiptare, Ministrisë së Punëve të Jashtme, një institucion qeveritar po kaq i rëndësishëm dhe që tregon më qartë synimin shqiptar për t’u bërë pjesë e familjes europiane, është funksionimi i Ministrisë së Integrimit. Për t’i dhënë rëndësinë që i përket çështjes së integrimit dhe për të qenë si politika, diplomacia dhe performanca e njëtrajtshme për integrimin është ngritur dhe funksionon në Shqipëri edhe një organizëm ndërdikasterial që emërtohet “Komiteti Ndërministror i Integrimit Europian”, organizëm që rakordon të gjitha veprimtaritë në një unision për çështjet e integrimit. Të gjitha këto nënkuptojnë se Shqipëria për çështjen e vizave në veçanti dhe atë të Bashkimit Europian në përgjithësi ka ndërmarrë krahas Diplomacisë aktive edhe një dimension të ri të diplomacisë, diplomacinë intensive, veprimtari e domosdoshme në momentet që kalon Shqipëria.
Rruga e Integrimit të Shqipërisë në strukturat e Komunitetit Europian synohet të arrihet edhe nëpërmjet bashkëpunimit me vendet e rajonit. Zhvillimi i marrëdhënieve me vendet fqinjë, sipas vizionit europian dhe të politikave të përbashkëta të mirëkuptimit, të bashkëpunimit dhe të integrimit, është standard për t’u integruar në strukturat europiane dhe këtij synimi i shërbejnë politikat lokale aktive rajonale për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ky orientim i Bashkimit Europian ka gjetur një mbështetje të plotë në Diplomacinë Shqiptare. Kontaktet dhe dakordësitë me vendet e rajonit, me Republikën e Kosovës, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë apo Kroacinë etj., por edhe me Serbinë, tregojnë se pavarësisht nga dallimet konceptuale thelbësore në lidhje me statusin e Kosovës, Shqipëria është e vendosur të bashkëpunojnë me të gjithë, edhe me Serbinë, për të zhvilluar marrëdhënie me interes reciprok, për të kontribuar së bashku në drejtim të integrimit europian, për paqen dhe stabilitetin në rajon, në mënyrë të veçantë për të punuar për çështjet e integrimit në Bashkimin Europian. Politika e jashtme e Shqipërisë dhe diplomacia e saj në rajon është e mirëpritur nga Bashkimi Evropian deri edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Për kursin aktiv të diplomacisë shqiptare, njëherësh edhe për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me BE-në, është edhe rikonfirmimi më i fundit i përfaqësuesit të OKB dhe njëherësh edhe përfaqësuesi më i lartë i BE në Bosnje Hercegovine. Veprimtaria diplomatike e Shqipërisë për çështjet e integrimit europian ka qenë aktive dhe e gjerë, e vlerësuar nga ndërkombëtarët, sepse ajo kalon nëpër realizimin e disa standardeve për plotësimin e të cilëve Shqipëria ka një program, një seri rrugësh monitorimi, por edhe realizimi. Një nga ato ishte edhe nënshkrimi i Marrëveshjes se Stabilizim Asocimit, e cila i formalizoi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-BE, duke i ngritur ato në një stad bashkëkohor. Rezultat i saj, Shqipëria u konsiderua një hap përpara në rrugën drejt integrimit në BE dhe nga ana tjetër nëpërmjet saj, iu bë thirrje që të nxisë reformat dhe të inkurajojë të gjitha forcat politike për ta përshpejtuar procesin e integrimit. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, shënoi për shqiptarët një hap madhor drejt realizimit të ëndrrës së tyre për rikthimin dhe ribashkimin me familjen europiane. Nëse integrimi në BE është për shqiptarët projekti i së ardhmes europiane që meritojnë, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është harta e rrugës për të arritur këtë të ardhme.
Për ta evidentuar më tej rolin e diplomacisë shqiptare në integrimin e Shqipërisë në BE, nga përfaqësuesit e trupit tonë diplomatik në botë kërkohet më shumë përkushtim, përgjegjësi, profesionalizëm dhe atdhedashuri. Në një kohë që interesat kombëtare dhe ato globale janë gjithnjë e më shumë të lidhura dhe të ndërthurura, politika e jashtme e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Misionet tona diplomatike jashtë, është e domosdoshme të ndërtojnë vizione dhe strategji afatmesme dhe afatgjata, për t’i siguruar Shqipërisë pozicionin që meriton në rajon, në Europë e në botë, në NATO e në Bashkimin Europian. Shqipëria është duke jetuar momente shumë të rëndësishme, politike, ekonomike dhe sociale. Ndryshimet demokratike kërkojnë reforma shumëplanëshe, reformat kërkojnë ligje funksionale dhe gjithëpërfshirëse, ligjet kërkojnë vullnet politik e angazhim profesional. Diplomacia Shqiptare është e domosdoshme të bëhet përcjellëse, zëdhënëse dhe pasqyruese e këtyre të vërtetave të rëndësishme shqiptare pranë kancelarive të aleatëve dhe partnerëve. Për këtë proces të rëndësishëm të komunikimit dhe të informimit, diplomatët shqiptarë vlen të njohin shumë mirë realitetin shqiptar dhe të jenë më realistë në përshkrimin e tij. Diplomacia shqiptare është e domosdoshme t’u përshtatet zhvillimeve dhe dinamikës së marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse zhvillimet dhe sfidat janë rajonale dhe globale.
Si konkluzion mund të themi: Qëllimet dhe aktiviteti diplomatik i Shqipërisë, në radhë të parë të shikojnë drejt Brukselit, të shumojnë kontaktet me NATO-n dhe Bashkimin Europian, të përballet me sukses me dinamikën integruese dhe t’i ofrojnë politikës shqiptare modele, standarde dhe programe zhvillimi për një Shqipëri të integruar.
I rëndësishëm për integrimin shqiptar në Europë mbetet zhvillimi i marrëdhëniet me vendet fqinjë sipas vizionit europian të politikave të përbashkëta të mirëkuptimit, të bashkëpunimit dhe të integrimit. Qëllimit të përbashkët për t’u integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike i shërbejnë politikat lokale e rajonale për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët me aktivitetin diplomatik vazhdojnë të luajnë rolin e rëndësishëm e moderues ndaj ngjarjeve në rajon. Kjo e bën Shqipërinë një aleate të besueshme të zbatimit të politikave për zhvillim, siguri e integrim, që projektohen në tryezat institucionale të sigurisë kolektive euroatlantike e të Bashkimit Europian.
*Zv.Dekan i Fakultetit të Diplomacisë, Universiteti “Justiniani I” Tiranë