E Diel, 1 Nëntor 2026

Çota: Balla bleu mandatin 100 mijë euro, Balla: Çota një shitës gomash



Deputetët e zonës së Librazhdit lëshuan dje akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, për përfshirje në aferat korruptive e në krim të organizuar. Deputeti i PD-së, Rrahim çota akuzoi Taulant Ballën duke thënë se ai në vitit 2005 pagoi 100 mijë euro strukturat e PS-së, që ta kandidonin për deputet. Më tej i tha se ”Ministër i Jashtëm” i Librazhdit, një biznesmeni, një mikut të përbashkët tonit, i ke marrë 100 mijë euro për fushatën elektorale të 2009-s dhe 100 milionë lekë për protestat e PS-së. Ky është abuzim dhe korrupsion. Vetëm në datën 30 prill 2010 ke shpërndarë 100 milionë lekë të mbledhura nga tregtarët e Elbasanit, duke dhënë 5 mijë lekë të reja për secilin person që vinte në Tiranë. Ti, more zotëri, flet me një telefon, që e ke në xhep, të larë në flori që kushton 12 mijë euro”. Sipas deputetit të PD-së, Balla është shprehur se ka kërkuar 100 milionë lekë për padinë që kërkon të bëjë ndaj Kryeministrit Berisha. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se “ky personi që sapo foli ka një merak të madh. Meraku që ka është se për shkak se deputetëve iu reduktuan makinat, nuk ka më tender ku të shesë gomat. Ky në Librazhd njihet si shitës gomash. Ke për të mbetur një shitës gomash dhe s’ke për t’u bërë kurrë deputet i Librazhdit. Sa për celularin po deshe ia fal zonjës Topalli”. Pas këtij reagimi, Kryetarja e Kuvendit Topalli iu drejtua deputetit Balla, duke i thënë “mendova se do ktheje përgjigje?! Shumë e rëndë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›