Dega e PD-së gjiroakstër prezantoi sot pesë kandidatët për deputetë në këtë Qark

Në qendër të lagjes “18 shtatori” të qytetit të gurtë, dega e Partisë Demokratike ka prezantuan mbrëmjen e djeshme, në një koncert festiv pesë kandidatët për deputet të koalicionit të djathtë “Shqipëria po ndryshon” për qarkun e Gjirokastrës, të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Të pranishmit i përshëndeti ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, njëherazi kandidati për deputet, Genc Ruli, i cili u uroi suksese kandidatëve dhe shprehu angazhimin e tij personal për realizimin me sukses të fushatës elektorale. “Fitorja e koalicionit të djathtë është e padiskutueshme, pasi gjatë mandatit të parë qeverisës prefektura e qarkut të Gjirokastrër përfitoj aq shumë investime, sa nuk kishte përfituar gjatë tetë vjetëve të qeverisjes socialiste”,- ka deklaruar zoti Ruli.
...