Çelet në Gjirokastër edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar “Takim mes dy botëve”

Kuarteti i harqeve “Atrium” nga Rusia çeli mbrëmjen e djeshme siparin e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar "Takimi Muzikor mes dy botëve", organizuar në kështjellën shumë shekullore të qytetit të Gjirokastrës. Në natën e parë të këtij festivali, katër artistët të rinj rusë të këtij kuarteti, intepretuan përpara një publiku të zgjedhur pesë vepra nga muzika klasike, duke fituar duartrokitjet e artëdashësve. Kuarteti i harqeve "Atrium" është themeluar në vjeshtën vitit 2000 në Konservatorin e San Petersburgut, me mbështetjen e profesorit Joseph Levinson, violoncelist i kuartetit të famshëm Taneyev. Në shtator të vitit 2001 ai fiton çmimin e dytë ndërkombëtar të kuartetit të harqeve Chostakoëitch të Moskës, si dhe çmimin e dytë të konkursit ndërkombëtar për kuartet harqesh në Cremona të Italisë. Pas këtyre sukseseve ata kanë dhënë koncerte në Gjermani dhe në Austri. Në nëntor të vitit 2002, në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës në Ëeimar (Gjermani), kuarteti fitoi çmimin e dytë. Kuarteti Atrium përfaqësohet në skenën ndërkombëtare në prill të vitit 2003, kur fiton çmimin e parë dhe atë të publikut në konkursin ndërkombëtar të kuarteteve të harqeve të Londrës. Në vitin 2007 fitojnë çmimin e parë të Konkursit Ndërkombëtar të Kuartetit të Harqeve të Bordosë (Francë). Sot, në natën e dytë të festivalit “Takimi Muzikor mes dy botëve”, do të ngjiten në skenë kuarteti “Celissimo” me pjesëmarrjen e instrumentistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Vojvodina, grupi polifonik “Ergjeria” (Gjirokastër), i përbërë nga artistët Arjan Shehu, Agron Celi, Xhevai Guçe, Perlat Meli, Mejdi Metaj, Hasan Xhiku, Thoma Koli, si dhe këngëtarja kosovare Alma Bektashi, e shoqëruar nga Julia Amada Kruger në piano. Ky aktivitet dy ditor në Kalanë e Gjirokastrës organizohet nga shoqata franko-shqiptare “ARGJIRO”, nën drejtimin e Ilda Marës, me mbështetjen e deputetit të Gjirokastres, Genc Ruli, Bankës Tirana dhe kompania e celularit “Vodafone”.
...