E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton në Durrës stërvitja e përbashkët “ADRION LIVEX-09” e forcave detare të 6 vendeve që lagen nga Adriatiku dhe Joni

Forcat ushtarake detare të vendeve që lagen nga detet Adriatik dhe Jon do të fillojnë nesër në ujrat territoriale të vendit tonë stërvitjen me emrin e koduar "Adrion Livex -09". Burime zyrtare nga komanda e Brigadës Detare me qendër në Durrës, bënë të ditur se stërvitja do të vazhdojë nga 7-12 qershor dhe në të do të marrin pjesë mjete lundruese dhe forca ushtarake detare nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Greqia, Sllovenia, që kanë statusin e anëtarit të NATO-s si dhe nga Mali i Zi. Sipas të njëjtit burim, mjetet lundruese ushtarake të vendeve pjesëmarrëse do të mbërrijnë nesër në mbrëmje në portin detar të Durrësit, ndërsa stërvitja e përbashkët "Adrion Livex-09" do të realizohet në gjiun detar të Vlorës. Gjatë qëndrimit në vendin tonë janë programuar edhe vizita të ushtarakëve të vendeve fqinje në disa nga pikat muzeale dhe arkeologjike të Durrësit dhe Krujës. Kjo është stërvitja e tretë ushtarako-detare, në të cilët anijet e Flotiljes sonë marrin pjesë si anëtarë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior, thanë burimet e mësipëme. Në muajt prill dhe maj u realizuan stërvitja e përbashkët "Albania-Lions ‘09", së bashku me anijet dhe ushtarakët holandezë si dhe stërvitja SHBA-Shqipëri "JECT ‘09".


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›