Dega e PS-së në Korçë zgjedh sot kryetarin
Korçë- Sot dega e PS-së për Korçën zhvillon zgjedhjet për vendosjen ne krye të kësaj partie një drejtues të ri. Zgjedhjet zhvillohen në mjediset e selisë pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm. Votimi i anëtarëve të PS-së ka filluar në orën 11.00 për 3 kandidaturat e shpallura. Ilir Pendavinji, aktualisht drejtor kabineti në bashkinë Korçë, Erion Nexhipi, biznesmen dhe Vladimir Konomi, i pa punë me profesion agronom janë kandidaturat. Dy të parët i përkasin moshës 30-40 vjeç dhe i treti është mbi 50-vjeç. Zgjedhjet pritet të përfundojnë në orën 16.00 dhe më pas komisioni pas numërimit të votave do të shpallë edhe emrin e kandidatit fitues për kreun e partisë socialise Korçë.