Athinë, qindra të rinj përleshen me policinë
Qindra të rinj grekë u përleshën mbrëmë me policinë në Athinë, ndërkohë që protestat antiqeveri hyjnë në javën e tretë që kur policia vrau një adoleshent.
Studentët hodhën gurë dhe bomba molotov kundër policisë së ndërhyrjes së shpejtë, që ishte vendosur jashtë ndërtesës së universitetit, pasi një manifestim i heshtur për të shënuar vrasjen e 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos u kthye në një përleshje të dhunshme.
Policia bllokoi rrugët përreth dhe hodhi gaz lotsjellës kundër të rinjve, të cilët u strehuan në goditën e universitetit, ku policia nuk lejohet të hyj.
"Ishin më shumë se 600 studentë dhe ata hynë dhe dolën nga universiteti, duke hedhur gurë dhe bomba molotov", deklaroi një zyrtar i policisë, i cili kërkoi të mbetej anonim. Nuk ka njoftime për viktima.
Nëpër vend, qindra shkolla dhe disa godina universiteti vazhdojnë të jenë të pushtuara nga studentët. Në qytetin verior Selanik, demonstruesit pushtuan përkohësisht një stacion radioje dhe një kinema.
Protestat, më të rëndat që ka përjetuar Greqia në dekada, kanë nxitur nga zemërimi i të rinjve të papunë, reformave të qeverisë dhe krizës ekonomike globale.
Disa protestues u përpoqën t'i vinin zjarrin pemës së Krishtlindjeve e vendosur në sheshinSyntagma jashtë parlamentit, e vënë për të zëvendësuar një pemë që u dogj më parë nga demonstruesit.(atsh)