Tiranë, arrestohet një shtetas me 1.4 kg heroinë
Tiranë- Pas një kohe të gjatë nën vëzhgim, policia e Tiranë ka arritur të vërë në pranga një shtetas që merrej me shpërndarje heroine. Sipas burimeve të policisë, operacioni është finalizuar në orët e vona të së shtunës, në afërsi të fushës së viacionit në Tiranë.
Ndalimi është bërë nga sektori i anti-drogës në kryeqytet, sipas të cilit shtetasi B.D, u kap me gjysmë kilogrami heroinë. Arrestimi u bë në flagrancë, ndërkohë që pas një kontrolli që u ushtrua në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi lëndë narkotike, po e llojit heroinë.
Pas peshimit, rezultoi se e gjithë sasi arrinte në 1.4 kg heroinë dhe nga të dhënat paraprake ishte gati për shpërndarje. Policia është duke hetuar për të gjetur bashkëpunëtorët e të ndalurit, ndërkohë që ky i fundit është shoqëruar në ambientet e policisë, në pritje të masës së sigurisë.